Shuhet ëndrra e Serbisë për medaljen e dytë olimpike

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Shpresa e vetme e Serbisë për medaljen e artë, Novak Djokoviç është mposhtur në gjysëmfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Shqip.com.

Tenisti serb u mposht nga gjermani, Aleksandar Zvarev 2-1 në sete.

Vetëm 38 minuta ishin të mjaftueshme që Djokoviç të merrete setin e parë 6-1, ndërsa në pjesën tjetër të ndeshjes, Zvarev u kthye plotësishtë në lojë duke fituar bindshëm me 6-3 dhe 6-1 në game.

34-vjeçari tani mbetet në garë për të bronztën, ku do të përballet me Pablo Kareno Busta.

Nga ana tjetër, te femrat në finale për medaljen e artë do të luajnë tenistja zvicerane, Belinda Bençiç dhe ajo çeke, Marketa Vondrousova.

Në këtë Olimpiadë, Serbia regjistron një medalje të artë të fituar nga Milica Mandiç në Taekwondo në kategorinë e femrave.

Të ngjashme