Pelé, “mbreti” Brazilian i futbollit është ndarë nga jeta, në moshën 82-vjeçare.
Që nga viti 2021, ai po trajtohej për kancerin e zorrës së trashë, i zbuluar gjatë një ekzaminimi rutinë mjekësor.
Agjenti i tij Joe Fraga konfirmoi vdekjen.
Pelé ishte një nga figurat sportive më të spikatura të shekullit të kaluar.
Ai fitoi tre Kupa Bote me Brazilin dhe ishte krijuesi i “lojës së bukur” me kombëtaren dhe klubin e tij Santos.