Pas zgjedhjes sё Donald Trump president tё SHBA-sё duket se Barack Obama ka pёr qёllim njё mision tё fundit politik. Ai do tё shpёtojё, ҁ’ёshtё e mundur e mbёshtetet tek Angela Merkel, shtylla e politikёs ndёrkombёtare.
Barack Obama e pёlqen Angela Merkelin. Madje edhe mё shumё, ai e vlerёson atё pamasё dhe e shpreh fare hapur kёtё. Madje aq sa gjatё vizitёs sё mё parshme tё presidentit tё SHBA-sё nё Gjermani nё prill, tani njё gjysmё viti mё pas nё Berlin, presidenti i SHBA-sё shton tani edhe njё tjetёr vlerёsim: Nё skenёn botёrore gjatё tetё vjetёve nuk ka mundur tё pёrfytyrojё njё tjetёr partnere mё tё qëndrueshme dhe tё besueshme, tha Obama. Kancelarja ёshtё aleate dhe mike pёr tё. Dhe: “Gjermanёt duhet ta vlerёsojnё atё.”
Natyrisht qё amerikanёt nё SHBA njihen pёr eufori. Gjithҁka fare lehtё ata e konsiderojnëё tё madhёrishme dhe tё mrekullueshme. Por sё pari Barack Obama nuk ёshtё njё njeri, qё ka tendencё ekzagjerimet dhe sё dyti le tё kujtojmëё kёtu, qё “New York Times” pas zgjedhjes sё Donald Trump president tё SHBA-sё e cilёsoi Angela Merkelin si “mbrojtёsja e fundit e Perёndimit tё lirё”.
Nё ҁ’drejtim po shkon bota?
Nё SHBA tashmё ёshtё pёrcaktuar drejtimi. Nё Europё zgjedhjet janё mё 2017. Nё Francё, nё Holandё dhe nё Gjermani ka zgjedhje. Nё tё tria vendet populistёt e djathtё janё duke u forcuar. Marine le Pen, Geert Wilders dhe Frauke Petry brohorasin pёr fitoren e Trumpit. Presidenti rus Vladimir Putin gёzohet bashkё me ta. Britanikёt duan tё aplikojnё vitin vitin e ardhshёm daljen nga BE-ja. Paraprijёsi i Brexit, Nigel Farage, e ka vizituar ndёrkohё Donald Trumpin nё Nju Jork.
A do tё jetё kёshtu e ardhmja politike? Do ta marrin populistёt e djathtё nё 2017-n fatin e botёs nё dorё? Barack Obama nuk do ta pranojё kёtё. Para zgjedhjeve nё SHBA ai paralajmёroi me insistim prej Trumpit dhe tani atij i duhet tё pёrmbahet. Dorёzimi i pushtetit duhet tё zhvillohet nё mёnyrё tё disiplinuar dhe pa fёrkime, kёshtu janё rregullat e lojёs nё demokraci. Ajo ёshtё e fortё, thotё presidenti. Me fjalё tё tjera: SHBA-ja ka pёrjetuar edhe ndryshe.
Merkel si konstante
Megjithatё pёrtej dorёzimit tё postit dhe detyrimeve Barack Obama ndjek njё mision tё fundit politik. Ai do tё shpёtojё, ҁ’ёshtё e mundur dhe mbёshtetet tek Angela Merkel. Ajo duhet tё ndihmojё, ta mbajё nёn kontroll dёmin e parashikueshёm nё mbarё botёn. Si “shtylla e politikёs ndёrkombёtare” – edhe ky njё citat i Obamёs – qё e cilёson atё si njё konstante tё qëndrueshme. Kush di tё sillet me Putinin mund t’i tregojё kufirin edhe Trumpit.
Kjo duhet marrё parasysh pёr t’i kuptuar drejtё himnet e lёvdatave pёr kancelaren, qё jep tani presidenti nё largim i SHBA-sё. Obama do t’i forcojё krahёt Merkelit, do ta inkurajojё atё qё tё kandidojё sёrish nё zgjedhjet parlamentare nё vitin 2017. Njёkohёsisht ai u bёn thirrje gjermanёve, qё ta vlerёsojnё mё shumё Angela Merkelin. Obama e di, qё kancelarja dhe kryetarja e CDU-sё vitin e kaluar humbi mjaft mbёshtetje. Ai nё fakt nuk ndёrhyn nё politikёn e vendeve tё tjera, tha Obama. Por: “Nёse do tё jetoja kёtu, unё sigurisht do ta zgjidhja atё.”
A do tё kandidojё ajo?
Po Angela Merkel? Kancelarja nuk njihet si njeri, qё mund ta shprehё gёzimin pёr himnet e lёvdatave. Ajo ёshtё mjaft racionale. Lёvdatat ajo i pranon dhe reagimi i vetёm i saj ёshtё ngritja paksa e majave tё buzёve. Pёrveҁ kёsaj lёvdata e Obamёs ёshtё e lidhur me pengesa tё vёshtira. A ka Angela Merkel pas dymbёdhjet vjetёsh nё post ende forcё, tё mbrojё Perёndimin? Forcёn pёr t’i bёrё ballё Trumpit, le Penit, Wildersit, Erdoganit dhe Putinit? Zyrtarisht Merkel ende nuk e ka deklaruar dhe e le tё hapur kandidaturёn. Por ajo nuk ka mё shumё kohё.