Nuk bie numri i aksidenteve në komunikacion, Policia apelon për kujdes.
Aksidentet më fatalitet që po ndodhin në komunikacion kohëve të fundit kanë krijuar një situatë mjaftë shqetësuese si për qytetaret ashtu edhe për autoritetet në vend.
Sipas Policisë së Kosovës vetëm në dy muajt e parë të këtij viti në aksidentet të komunikacionit kanë humbur jetën 15 persona, edhe pse nëse e krahasojmë në periudhën e njëjte të vitit 2018 kemi ulje të numrit të aksidenteve.
Megjithatë, njohësit e çështjeve të sigurisë në komunikacion vlerësojnë se faji nuk është vetëm tek vozitësit, por edhe te Policia.