Janë bërë 60 ditë prej kur ka nisur mandatin Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
Ajo nuk ka lënë ndonjë gjurmë në vendimmarrje, pos rekordeve që ka mbërritur në mbipopullimin e kabinetit qeveritar – pos kryeministrit, ka pesë zëvendëskryeministra, 21 ministra dhe rreth 50 zëvendësministra.
Qeveria ia ka prezantuar gazetës “Koha Ditore” një listë veprimesh, që i ka kualifikuar si suksese. Disa nga to në publik janë parë si dështime, sikur mungesa e veprimeve në çështjet si: agjenda evropiane, “Trepça”, UNESCO dhe arsimi i lartë.
Shkaku i mbështetjes fare të vogël në Kuvend, analistët politikë nuk shohin jetëgjatësi të Qeverisë Haradinaj.