Janë shënuar hiq më pak se 10 gola në dy ndeshjet e sotme të Vala Superligës së Kosovës në futboll
Prishtina “demoloi” Drenicën me rezultat 6:0, ndërsa Hajvalia u mposht me rezultat 4:0.
Golat për Prishtinën i shënuan (Khalid 38′, 62′, Boshnjaku 45+, Begolli 72′, Neziri 80′, Kelmendi 88′).
Ndërsa te ndeshja tjetër Otto John realizoi dy gola për Trepçën 89 në minutat 53′, 63, Hasani 72′, Hyseni 87′).
Me këtë fitore mitrovicasit përforcojnë kreun e tabelës me 45 pikë, gjashtë pikë më shumë se Prishtina në vendin e dytë.