Ndeshja në mes të Kosovës dhe Ishujve Faroe ka zgjuar interesim jo veç në Kosovë por edhe jashtë saj
Se është kështu e tregon interesimi i madh që ka zgjuar kjo ndeshje për t’u përcjellur.
Besoni ose jo për këtë ndeshje janë akredituar më shumë se 100 gazetarë nga Kosova dhe jashtë saj, e të cilët sot do të shkruajnë për ndeshjen e parë të Kosovës në shtëpi të saj.
Kujtojmë që sonte Kosova e zhvillon ndeshjen e parë brenda Kosovës në ora 20:45, ndërkaq për kërkesat e akreditimit të gazetarëve ka raportuar gazeta “Zëri”.
Kosova u anëtarësua në UEFA dhe FIFA por që dy vite nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare, përjashto ato miqësore, në terren të vetin.
Për stadiumin e ri, sot kanë shkruar edhe UEFA, derisa zyrtarë të shtëpisë së futbollit europian janë duke qëndruar në Kosovë dhe do ta përcjellin nga afër këtë ndeshje.