Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet.
Rama është takuar me shumë banorë, me të cilët ka biseduar për kërkesat e tyre.
I pari i kryeqytetit ka theksuar se në këtë lagje kanë zgjidhur shumë probleme, duke u zotuar se do të vazhdojnë edhe për katër vjet. “Mirëmëngjesi, ‘Muharrem Fejza’! Shumë prej problemeve që kjo lagje i ka pas me vite, i kemi zgjidh e rregullu. Do të vazhdojmë edhe 4 vjet përtej…”, ka shkruar Rama.
Projektet e Ramës i gjeni në platformën Prishtina Work.