Shumë qytetarë vaksinohen me dozën e tretë, kërkojnë që masat kufizuese të jenë ditën e jo natën

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 13:01 | Nga Marigona Nebihi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarë të shumtë ia kanë mësyrë qendrës së vaksinimit në lagjen “Kalabria” në kryeqytet, për t’u vaksinuar. Disa për dozën e parë e disa për dozë të tretë, raporton Ekonomia Online.

Ata që kanë shkuar për t’u vaksinuar me dozën e tretë, thonë për Ekonomia Online, se kufizimet për ta nuk duhet të ketë.  

Ata thonë se masat që janë në fuqi si për të vaksinuarit dhe ata të pa vaksinuar duhet të ndryshojnë, ndërsa tjerë kërkojnë që masat kufizuese të jenë ditën se sa gjatë natës, pasi sipas tyre qarkullimi është më i madh.

“Kam marrë dozën e dytë, vaksina e parë nuk më ka munduar aspak, pasoja s’kemi pas po as problem asgjë mirë kemi qenë”, thotë ajo

E një tjetër thotë se masat kufizuese duhet të jenë ditën, pasi sipas tij

“Kam marrë dozën e dytë, ka qenë gjithçka mirë në rregull. Masat janë të mira me i mbajte e se di tashti sa duhet m’i mbajt tashti masat janë prej natës, ditës është ma mire me qenë sepse njerëzit shkojnë në restaurante, kafe aty është problemi më i madh”, thotë ai.

Kam marrë dozën e tretë, pas vaksinës dhe të parës dhe të dytës mirë jam ndier nuk ka pasur efekte anësore, dhe mendoj që këto masa janë ne rregull dhe i përkrahi plotësisht”, tha ai.

“Po edhe unë e kam marrë dozën e tretë, mirë ka qenë shumë në rregull. Atij që i konvenon e merr vaksinën, e ai që nuk don nuk don ta marrë nuk kemi çfarë të bëjmë”, thotë ai.

Të ngjashme