Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të ndaj mjete në shumën prej 185 mijë e 77.92 euro për kompensimin e shtesave dhe stimulimin financiar për kryeprokuror, prokurorë të departamenteve të krimeve të rënda dhe të mitur, raporton Ekonomia Online.
Kërkesën e arsyetoi ministri i financave në detyrë Avdullah Hoti, i cili tha se kërkesa e paraqitur arsyetohet me faktin se prokurorët e krimeve të rënda dhe ata për të mitur trajtojnë raste të krimeve specifike dhe të ndjeshme.
“Kostoja totale për këto kompensime shkon në 185 mijë 77.92 euro. Këto mjete janë planifikuar në buxhetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2017 te kategoria paga dhe mëditje në kuadër të shtesave dhe kompensimeve në përputhje edhe me praktikën e viteve të kaluara unë propozoj që Qeveria të marr vendim për ndarjen e këtyre shtesave nga buxheti i Këshillit Prokurorial të Kosovës”, ka thënë Hoti.