Shumica e amerikanëve të pavaksinuar nuk duan të imunizohen

Prishtinë | 24 Kor 2021 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Shumica e amerikanëve që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 thonë se nuk ka gjasa të marrin dozat e vaksinave.

Kjo u tha në një sondazh të ri, në të cilin tregohen edhe sfidat me të cilat përballen zyrtarët e shëndetit publik në mes të rritjes së infeksioneve.

Sipas sondazhit NORC nga Qendra për Kërkime të Çështjeve Publike rej të rriturve amerikanë që ende nuk janë vaksinuar, 35 përqind e tyre thonë se nuk do t’a marrin vaksinën, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa 64 përqind e amerikanëve të pavaksinuar kanë pak ose aspak besim se dozat janë efektive kundër varianteve COVID-19, përfshirë variantin delta që zyrtarët thonë se është përgjegjës për 83 përqind të rasteve të reja në SHBA.

Ndryshe, 86 përqind e atyre që tashmë janë vaksinuar kanë të paktën një farë besimi se vaksinat do të funksionojnë.

Të ngjashme