Shumica e profesorëve të Fakultetit Ekonomik, Juridik dhe Filozofik nuk mbajnë fare apo mbajnë rrallë konsultime me studentë edhe pse janë të obliguar ka thënë Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), bazuar në gjetjet e raportit “Dembelët e Hasan Prishtinës”, i publikuar të mërkurën pas një monitorimi që ka bërë në muajin prill në këto tri fakultete që kanë fluksin më të madh të studentëve.
Nga 86 profesorë të monitoruar nga ORCA-ja, në tri fakultetet: Ekonomik, Juridik dhe Filozofik, 34 prej tyre kanë munguar në 100% të terminëve të caktuar për konsultime me studentë, derisa të tjerët kanë shkuar rrallë në konsultime. Hulumtimi ka vënë në pah mosrespektimin e orarit të punës nga një pjesë e madhe e stafit akademik në këto tri fakultete.