Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zgjedhur që edhe këtë fundjavë të mirret me ngjitje në male.
Kësaj here, ai është ngjitur në “Majen e Madhe”, bashkë me miq e shokë.
Haradinaj dikur në këtë vend ishte ngjitur edhe me vëllaun e tij, tanimë dëshmor, Shkëlzen Haradinaj.
“Sot u ngjitëm në Majen e Madhe, sikur dikur me Shkelzenin. Faleminderit Smajl dhe familje Qerimaj për mikpritjen”, ka shkruar ai.