Fusha të presionit të lartë mbeten dominuese edhe ditëve në vijim, derisa rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu, ditën e premte do të vazhdojnë të rrisin temperaturat gjatë ditës pak mbi vlera mesatare në Kosovë, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se “në fundjavë një front i ftohtë që do të kalojë në lindje të rajonit sjellë vranësira dhe rënie të lehtë të temperaturave. Të shtunën pasdite dhe në mbrëmje, ekzistojnë mundësi të ulëta për riga lokale shiu, e në vise malore edhe borë”.
Sipas PW, vlerat e cilësisë së ajrit do të mbeten në vlera të pashëndetshme ditën e premte, e të shtunën pritet përmirësim i lehtë, kur do të zbresin edhe në vlera mesatare.
Parashikimi për 10 e 11 janar:
10.01.2020 – Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mundësi për mjegullinë. Ditën kryesisht me diell dhe më butë. Kryesisht qetë, me erë të lehtë nga jugperëndimi 1m/s. Indeksi UV: 1.
11.01.2020 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes ngrica. Pasdite dhe në mbrëmje, mundësi për riga lokale shiu, e në vise malore mund të priten edhe reshje bore. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-7m/s. Indeksi UV: 1.