Kafshët janë në gjendje të ndjejnë që një tërmet është duke ardhur, 3 javë para se të ndodh.
Sipas një studimi të ri kafshët janë në gjendje të ndjejnë diçka që njerëzit nuk munden. Duke ekzaminuar pamjet nga kamerat e sensorit të lëvizjes në Parkun Kombëtar Yanachaga të Perusë, shkencëtarët zbuluan se aktiviteti i kafshëve ra në mënyrë të konsiderueshme muaj pëpara se të ndodhte një tërmet me madhësi 7,0.
Gjatë tre javëve para tërmetit, kamerat regjistruan pamjet e kafshëve si zakonisht, dhe 5-7 ditë para tërmetit kamerat nuk regjistruan fare kafshët. Studiuesit mendojë se kafshët mund të jenë më të ndjeshme ndaj joneve pozitive në ajër që ndërtohen kur shkëmbinjtë në sipërfaqen e tokës stresohen duke çuar në një tërmet, gjë që mund të bëjë ata që të largohen.
Kjo nuk është hera e parë që studiuesit kanë vërejtur këtë fenomen, shkencëtarët në Kinë dhe Japoni e studiojnë këtë për një kohë, duke vërejtur se minjtë e laboratorit kanë një kohë më të vështirë duke fjetur përpara një tërmeti./GE