Si e pësoi 23 vjeçarja nga kulmi që u dhanë 400 mijë euro në vitin 2023? Komuna dhe kompania përgjegjëse heshtin

Prishtinë | 19 Jan 2024 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Një 23-vjeçare ka marrë lëndime të rënda ditën e djeshme për shkak të rënies së çatisë së Komunës së Re të Prishtinës. Për këtë objekt në viti 2009 ishin shpenzuar 4 milionë euro. Ndërsa vetëm vitin e kaluar u shpenzuan 386 mijë euro për renovim të kulmit. Kompania fituese por edhe Komuna kanë heshtur lidhur me rastin.

Rikonstruktimi që Komunës së Prishtinës i kushtoj afro 400 mijë euro i solli lëndime një qytetareje, ajo i është nënshtruar mbrëmë një operacioni.

Komuna në gusht të 2023 kishe shpallur fitues për tenderin “Rikonstruim i kulmit të objektit të Komunës së re“, kompaninë “NBT-ING”.

Ky tender me të cilin u shpërblye kompania nga Suhareka ka vlerën prej 386 mijë euro. Por, që këto nuk mjaftuan që punimet aty të jenë të sigurta dhe pa rrezik.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në kompaninë e përmendur por ata nuk kanë kthyer përgjigje. Edhe Komuna e Prishtinës veproi njësoj duke zgjedhur të hesht ndaj pyetjeve lidhur me rastin.

Ky objekt i përuruar në vitin 2009 i ka kushtuar komunës plot 4 milionë e 370 mijë euro. Prej tyre 200 mijë euro ishin dhënë si donacion nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që kanë qenë të destinuar për sallë dhe po ashtu mbi 300 mijë dollar nga Banka Botërore.

Të ngjashme