Norika Sefa me filmin “Si e verdhë e sëmurë” ka fituar çmimin e dokumentarit më të mirë të shkurtë në Festivalin e Filmit të Sarajevës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se filmi i Norikës triumfoi me tregimin që rrjedh nga arkivat filmike të familjes së saj të ndërlidhura për të zbërthyer një kohë dhe një vend që flet sa për një popull dhe një epokë.
“Urime Norikës dhe gjithë ekipit të prodhimit për këtë çmim kulmor dhe fitore shumë domethënëse”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku këtë e ka konsideruar si një arritje tjetër që, siç tha ai, shpërfaq potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi ynë.
“Një sukses i radhës në kinematografinë tonë. Pas fitoreve të njëpasnjëshme, filmi “Si e verdhë e sëmurë” nga Norika Sefa fiton edhe çmimin dokumentari më i mirë i shkurtë në Festivalin e Filmit të Sarajevës”.
“Edhe një arritje tjetër që shpërfaq potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi ynë. Urime Norikës dhe gjithë ekipit, po ashtu Qendrës Kinematografike të Kosovës që ka mbështetur realizimin e këtij filmi”, ka shkruar tutje Çeku.