Muajt e fundit mund të keni dëgjuar shumë për të, pasi lidhja me këngëtarin Gjiko ka pushtuar të gjitha portalet.
Ishin fillimisht mediat, ato që zbuluan se Gjiko dhe moderatorja kosovare, Elita Rudi janë bashkë, por pak kohë më pas, na erdhi edhe konfirmimi nga vetë çifti. Ashtu siç ndodh gjithnjë kur mësojmë se dy figura të njohura të ekranin janë bashkë, edhe Elita dhe Gjiko nuk i kanë shpëtuar dot krahasimit, se kush është më i miri në çift: ai apo ajo?
Prandaj kur u zbulua se reperi ishte në një lidhje me Elitën, të gjithë djemtë donin të dinin “çelësin e suksesit” se si ia ka dalë të fitojë zemrën një vajze aq të bukur sa ajo (e thamë me shumë stil se kush ishte “votuar” si më i miri në çift dhe s’besojmë se Gjikos do i mbetet hatri, përkundrazi). Moderatorja bukuroshe, gjatë një interviste për “Thumb” u shpreh se ka mjaftuar sinqeriteti dhe përkushtimi i tij, që t’ia ‘dhuronte’ zemrën Gjikos.
“Gjiko është për ju, ndërsa për mua është Asdreni. Ai më ka bërë për vete me sinqeritet dhe përkushtim”, tregoi ajo.
E ndërsa e pyetur nëse mund të na tregonte një moment romantik të tyre ( aq sa mund të thuhet), Elita u tregua paksa e rezervuar, por u tregua shumë bujare duke na treguar një anë tjetër të Gjikos që ne nuk e dinim: reperi është shumë i mirë në gatim.
“Gjiko është shumë i mirë në kuzhinë dhe më pëlqen kur gatuan për mua. Pjata e preferuar: rizoto me fruta deti”, tregoi ajo.