Si ia ktheu Llajçaku Gërvallës dje

| 09 Kor 2023 | 14:48 | Nga

Miroslav Lajçak, e morri fjalën pas fjalimit të Gërvallës e cila ndër të tjera tha se BE-ja “është tigër prej letre”. Koment ky që bëri bujë të madhe në publik dhe jo vetëm. Lajcak tha se ndonëse BE është “larg të të qenit e përsosur” ajo megjithatë mbetet “ëndrra e atyre shteteve që na trokasin në derë”.

Replika e Lajcakut:

“Së pari, Bashkimi Evropian është larg të qenit i përsosur, por mbetet më e mira që kemi; dhe unioni më i suksesshëm i shteteve; dhe nuk ka union tjetër shtetesh në këtë planet që ka prodhuar stabilitet politik më të madh, bollëk ekonomik, kohezion social dhe respektim të të drejtave”, tha me të qetë Lajçaku në kundërpërgjigje ndaj fjalimit të mlleftë të Gërvallës. Pra, mendoj që Bashkimi Evropian është përmbushja e ëndrrave të vendeve që vinë e trokasin në derën e Bashkimit Evropian,” – tha ai, e këtu duke nënkuptuar në rend të parë Kosovën.

Të ngjashme