humica e vendeve të botës kanë treguar rezultate të dobëta në indeksin vjetor të korrupsionit të Transparency International. Duke përdorur vlerësimet e ekspertëve dhe analistëve të biznesit, dhe duke përfshirë shifrat nga Banka Botërore dhe Forumi Ekonomik Botëror, OJQ-ja ka vlerësuar vendet nga 0 në 100 bazuar në perceptimet e korrupsionit në sektorin publik, me 100 që tregon se vendi është i “pastruar” nga korrupsioni, raporton The Economist .
Në renditjen e fundit, të publikuar më 25 janar, pothuajse 70% e vendeve ishin nën 50. Vendet e varfra priren të vuajnë më shumë nga korrupsioni se vendet e pasura, pjesërisht sepse varfëria rrit korrupsionin dhe pjesërisht sepse korrupsioni e përkeqëson varfërinë.
Rezultati mesatar në Afrikën Sub-Sahariane është 33, më i ulëti për çdo rajon. Në Europën Perëndimore është 66. Disa vende demokratike treguan rritje të korrupsionit gjatë vitit të kaluar, aq shumë sa Amerika nuk ishte më pjesë e listës së 25 vendeve më pak të korruptuara. Një nga arsyet janë edhe përpjekjet e Donald Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve në vitin 2020 dhe faktin që teoritë e konspiracionit duke përfshirë QAnon vazhdojnë të përhapen masivisht.
Por vendet që shënuan rritje të korrupsionit ishin pikërisht ato qeveritë e të cilave bllokuan shtypin dhe shtypën liritë civile duke përdorur si justifikim Covid-19. Bjellorusia ka rënë me gjashtë pikë që nga viti 2020, kur në zgjedhjet e manipuluara president u bë Alexander Lukashenko.
Vrasja e mbrojtësve të të drejtave të njeriut nën Rodrigo Duterte në Filipine dhe cënimi i shtypit të lirë në Nikaragua dhe Venezuelë, gjithashtu ndikuan në rritjen e korrupsionit. Përmirësimet e vendeve në indeks janë shumë të ngadalta. Vendet zakonisht kanë ndryshuar me vetëm një pikë ose dy nga një vit në tjetrin.
Por ndryshimi i regjimit mund të nxisë një përmirësim më të shpejtë: niveli i korrupsionit në Armeni është rritur me 14 pikë që nga viti 2017. Protestat masive në vitin 2018 hodhën poshtë elitën politike në favor të një qeverie të re që ka ngritur akuza kundër ish-zyrtarëve të rangut të lartë. Megjithatë, tashmë qeveria e Armenisë ka humbur pushtetin.
Më 23 janar, presidenti dha dorëheqjen nga zhgënjimi për mungesën e fuqisë vendimmarrëse. Rritja e korrupsionit të Angolës me dhjetë pikë në indeks gjatë së njëjtës periudhë përgënjeshtron kompleksitetet e ngjashme. Vendet e varfra, veçanërisht ato në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, dallohen për keqmenaxhimin e vendit.
Transparency International ka publikuar një raport të veçantë për vendet, kompanitë e të cilave u japin ryshfet zyrtarëve të huaj. Disa vende të paktën zbatojnë ligjet kundër ryshfetit. Britania dhe Zvicra janë ndër vendet që zbatojnë më së shumti këto ligje, ndërsa Gjermania, Norvegjia dhe Suedia mesatarisht, sipas Transparency International.
Vendet e pasura nuk janë imune ndaj korrupsionit. Sipas Owen Paterson, një ish-deputet britanik, dha dorëheqjen pasi u përfshi në një skandal lobimi në nëntor 2021, se paga e tij ishte 500,000 paund. Por këto pagesa ai i kishte deklaruar në regjistrin financiar të deputetëve, kështu që mediat kanë arritur ti bëjnë publike përmes kërkesave për lirinë e informacionit.
Politikanët që kërkojnë ryshfet, blejnë vota ose manipulojnë zgjedhjet në vendet e varfra, nuk janë të gatshëm të bëjnë publike financat e tyre.