Si mund të arrihet koalicioni LDK-LVV?

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 12:47 | Nga Arbnor Sadiku

Idealet supozohen se mund të bëhen fakte, që më pas ato të tingëllojnë si realitete, megjithatë, është një autor shumë i njohur si Robert Luis Stivensoit i cili me të drejt shtron pyetjen “A ka në jetë gjë më zhgënjyese se suksesi”, dhe ai mundohet të japi një përgjigjeje interesante për këtë, kur e shpjegon rrugën nga ideali deri tek realiteti në kuptimin që të “udhëtosh me shpresë është më mirë se të arrish” .

Pra, në kontekstin e njëjtë edhe Herci e thekson se “idealizmi politik ka kohën e madhësisë kur i kundërvihet sistemeve politike dekadente”, p:sh (LVV në opozitë), dhe ai degjeneron posa e arrin qëllimin përfundimtar, dhe kur arrin fitoren, ai vdes.

(Shtrohet me të drejtë pyetja se pas daljes së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)-së, si parti e parë nga zgjedhjet e fundit të mbajtura më 6 tetor 2019, në Kosovë, se mos ka vdekur edhe ideja e Albinit dhe LVV-së, për të qeverisur, ende pa e marr pushtetin në dorën e saj ?

Unë them se jo, por, për mos të ndodh kjo LVV, dhe Albin Kurti, së pari, do të duhet të mësojnë të bëjnë partneritet, me partinë që dëshirojnë ta kenë në koalicion,

Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK)-në, e jo garë për fitore në opinion publik, se kush është më shumë fajtor për mos bërjen e koalicionit në fjalë, dhe kështu te fitohen poena politik për zgjedhjet e reja, gjatë negociatave për koalicion nga ana e LVV-së, me LDK-në.

Si dhe, së dyti LVV si parti e parë, dhe mandatorë për krijimin e qeverisë së
Kosovës, duhet zbatuar praktiken e negociatave, që kishte thënë vite më parë presidenti amerikan J.F. Kennedy, se “Të arrish marrëveshje d.m.th të negociosh edhe për tuajën, e jo vetëm për të huajën”.

Pra, në shikim të parë ajo që e cekëm më lart ky mund të duket një pohim
paradoksal por LVV dhe z. Kurti duhet lëvizin nga pozicioni duhet të jetë, në pozicionin është. Në këtë kontekst, Albin Kurti duhet lëviz nga idealet e tij parazgjedhore tek forma e qeverisjes reale, pra, ajo që e ndryshon idealin me realitetin është fakti i thjeshtë se idealet dhe idetë gjinden brenda kokës sonë, ndërsa faktet janë pjesë e ambientit të jashtëm poliltik.

Andaj, edhe konstelacioni i tanishëm politik në Kosovë ndodhet para një sfide të madhe, në mes idealeve dhe realitetit, sidomos nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, (LVV), dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, (LDK) me të cilat e kanë në dorën e tyre mundësin e ndryshimit pragmatik të qeverisjes së Kosovës, përmes instalimit të një kulture tjetër qeverisëse.

Bazuar në këtë, Qeveria e ardhshme do të duhej të kishte një program të
arsyeshëm dhe pragmatik, me objektiva të matshme e jo për hava, sepse edhe pritjet tona për qeverinë e ardhshme nuk do të jenë shumë ideale, por më shumë reale, sepse konteksti i Kosovës nuk është aq ideal, nëse e marrim atë si dëshmi.

Por, për tu arritur kjo, përgjegjësia kryesore mbetet tek Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë, dhe lideri i saj sepse tek e fundit vet ai e ka zgjedh për partner qeverisës

Lidhjen Demokratike të Kosovës, (LDK)-në, dhe i ka anashkaluar të gjitha partitë tjera si :PDK,AAK, dhe Nisma-n, dhe si rrjedhim i kësaj, ai duhet ofrojë në një formulë balancuese, të krijimit të qeverisë, dhe institucioneve tjera, dhe kjo më mirë të bëhet sot, sesa nesër. Kurse, LDK, si parti e dytë, e ka përgjegjësin e vetme që në kohën sa më të shpejtë të pranoj ofertën e Kurtit për partneritet qeverisës, ose ti thotë atij JO, dhe krejt pas kësaj të qëndroj në Opozitë, në këtë mënyrë do zhbllokohej situata apo ngërçi i krijuar institucional, dhe pastaj vendi do merrte një drejtim tjetër më të qartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme