Fëmijët, prindërit e të cilëve kanë luftuar kancerin, kanë nota më të dobëta në shkollë dhe fitojnë më pak para në profesionet e tyre, ka zbuluar një studim i ri.
Hulumtuesit kanë paralajmëruar se sa më e rëndë të jetë gjendja e prindërve të tyre, aq më i madh është ndikimi.
Shkencëtarët danez kanë analizuar të dhëna nga më shumë se një milionë njerëz, të cilët janë përcjellë deri në moshën 30 vjeçare për të nxjerrë përfundimet.
Rezultatet kanë treguar se fëmijët që kishin përjetuar kancerin tek prindërit e tyre, kishin një mesatare më të ulët gjatë studimeve krahasuar me fëmijët që s’kishin përjetuar një gjë të tillë.
Gjithashtu të ardhurat financiare deri në moshën 30 vjeçare ishin më të ulëta tek fëmijët prindërit e të cilëve ishin prekur nga kanceri.
Më të ndikuarit ishin fëmijët që kishin mësuar se prindërit kanë kancer sa ishin më të rinj se pesë vjeç.