Kryeministri i ri Albin Kurti ka folur për herë të parë për ndjenjën e të qenurit i mbrojtur nga truproja shtetërore.
“Nuk e di për besë. Ky është më parë rregull sesa nevoja ime”, njofton Klan Kosova.
Ai tha se po e gjen Kosovën në një gjendje aspak të mirë dhe për këtë i duhet të marrë përgjegjësi të mëdha.
“Ashtu sikurse qytetarët e panumërt që më 6 tetor me vullnetin e tyre votuan për ndryshim, është një ndjenjë e gëzimit e më shumë është përgjegësi për pumët e mëdha. Programi jonë është shumë ambicioz dhe gjendja e Kosovës është aspak e pakënaqshme”.