Ndotja e ajrit shkaktohet nga “grimcat e ngurta e të lëngshme” dhe disa gazra të caktuara që shpërndahen në ajër. Këto grimca dhe gazra vijnë nga makinat dhe kamionët, fabrikat, pluhuri, poleni, sporet e mykut, vullkanet dhe zjarret. Grimcat e ngurta dhe të lëngshme, të shpërndara nëpër ajër, quhen aerosole. Këto grimca dhe gazra mund të jenë të dëmshme për planetin dhe për shëndetin e njerëzve, prandaj “mbajtja nën kontroll” e tyre është shumë e rëndësishme.
Prej nga vijnë aerosolet?
Çdo grimcë që ndodhet në ajër ose formohet nga reaksionet kimike në ajër mund të jetë aerosol. Shumë aerosole hyjnë në atmosferë, kur digjen lëndë djegëse, të tilla si qymyri, nafta dhe druri. Këto grimca mund të vijnë nga shumë burime, duke i përfshirë shkarkimin e makinave, fabrikat dhe madje edhe zjarret. Disa prej grimcave dhe gazrave vijnë drejtpërdrejt nga këto burime, por të tjerat formohen përmes reaksioneve kimike në ajër. Aerosolet mund të kenë edhe burime të tjera, të tilla si hiri nga një vullkan që shpërthen. Pluhuri, poleni nga bimët dhe sporet e mykut janë gjithashtu shembuj të burimeve të aerosoleve.
Çka tjetër shkakton ndotje të ajrit?Gazra të caktuara në atmosferë mund ta shkaktojnë ndotjen e ajrit. Për shembull, në qytete, një gaz i quajtur ozon është një shkak kryesor i ndotjes së ajrit. Ozoni është gaz serrë që mund të jetë “i mirë” dhe “i keq” për mjedisin. Kjo varet se ku ndodhet ai (në atmosferë).
KLP pezullon nga detyra prokurorin Sali Hasa
Ozoni që ndodhet në shtresa të larta të atmosferës është gjë e mirë, sepse ndihmon në bllokimin e energjisë së dëmshme që vjen nga Dielli, e quajtur rrezatim. Por, kur ozoni është më afër Tokës, mund të jetë vërtet i keq për shëndetin. Ozoni në nivelin e Tokës krijohet, kur rrezet e Diellit reagojnë me disa substanca kimike që vijnë nga burimet e djegies së lëndëve djegëse fosile, siç janë fabrikat ose shkarkimi i makinave. Kur grimcat në ajër kombinohen me ozonin, ato krijojnë smog. Smogu është një lloj i ndotjes së ajrit që duket si mjegull e tymosur dhe krijon vështirësi për të parë përreth.
Si ndikon ndotja e ajrit në kimën e Tokës?Aerosolet mund të ndikojnë në mënyrën se si drita e Diellit arrin në Tokë. Për shembull, disa aerosolë i pasqyrojnë (reflektojnë) rrezet e Diellit, ndërsa disa të tjera i thithin (absorbojnë) rrezet e tij. Kjo varet nga “ngjyra e grimcës”.
Sipërfaqet e errëta – qoftë një bluzë e zezë apo një grimcë e errët në atmosferë – e thithin nxehtësinë e Diellit. Sipërfaqet me ngjyrë më të çelët e pasqyrojnë nxehtësinë nga Dielli.Reklamë
Një bluzë e bardhë e reflekton Diellin në një ditë të nxehtë, duke ju bërë të ndiheni më të freskët. Në të njëjtën mënyrë, grimcat me ngjyra të lehta, që i reflektojnë dritën dhe nxehtësinë e Diellit larg Tokës, mund ta bëjnë temperaturën globale më të freskët. Grimcat me ngjyrë të errët, që e thithin dritën e Diellit, mund ta bëjnë temperaturën globale më të lartë.
Si ndikon ndotja e ajrit në shëndetin tuaj?Frymëmarrja në ajër të ndotur mund të jetë shumë e keqe për shëndetin tuaj. Ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit shoqërohet me sëmundje të zemrës dhe mushkërive, kancer dhe probleme të tjera shëndetësore. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të kontrollohet ndotja e ajrit.
Si po e kontrollon NASA ndotjen e ajrit?
NASA përdor satelitë që rrotullohen rreth Tokës për “ t’i hedhur një sy” ndotjes së ajrit. Në fakt, parashikuesit e cilësisë së ajrit përdorin informacione në lidhje me aerosolet nga satelitët e NASA-s – Aqua, Terra dhe Suomi-NPP.
NASA gjithashtu është duke krijuar një instrument të ri, të quajtur Fotografuesi Shumëkëndor i Aerosoleve ose MAIA, për ta “lëshuar” në një nga misionet e anijes së ardhshme. MAIA do t’i ndihmojë shkencëtarët që t’i kuptojnë madhësinë, përbërjen dhe sasinë e aerosoleve në ajër. Përfundimisht, shkencëtarët do të jenë në gjendje që t’i krahasojnë këto informacione me të dhënat shëndetësore. Kjo mund të ndihmojë që të kuptohen më mirë marrëdhëniet ndërmjet ndotjes nga aerosolet dhe shëndetit të njeriut.