Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Si rrallëherë, Manxhuka këtë thirrje e ka bërë nëpërmjet një videoje.
“Të dashur qytetarë, na ndajnë më pak se dy orë nga koha kur do të mbyllen kutitë e votimit. Ju që ende nuk keni votuar, shfrytëzojeni këtë të drejtë. Dilni dhe votoni. Votoni dhe vendosni për fatin e komunës suaj për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Manxhuka.