Si i shpëtuan shqiptarët sulmit në Suedi

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 16:25 | Nga

Besarta Gashi, gruaja shqiptare që jeton në Suedi edhe një herë ka treguar sot për tmerrin që ka përjetuar në ditën e sulmit në Stokholm.

Ditë më parë ajo tregoi detajet se si për pak kishte shpëtuar nga sulmi së bashku me vajzën e saj nëntë vjeçe.

Gashi sot ka folur sërish për një televizion në Suedi, ku ka treguar se së bashkë me të dhe vajzën, ishin edhe motra dhe kunata e Besartës.

“Më tha vajza, nënë a mund të më blesh ‘hot dog’ dhe në ato momente sulmuesi hyri në turmën e njerëzve”, ka thënë Besarta Gashi, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka treguar se në momentet e sulmit ka pasur shumë njerëz që gjendeshin në “Queen Street”.

Më pas ajo ka treguar se ka dëgjuar piskamat e njerëzve duke thirrur se “ka një bombë e cila është në një kamion”.

“Diçka eksplodoi. Njerëz gjithandej, sigurimi, të gjithë bërtisnin “Vraponi”. Dikush thoshte ‘bomba’. Dikush thoshte ‘gaz’”, ka thënë ajo.

“Vetëm e kemi parë se kamioni kaloi pranë nesh për një fije floku. Kërceva, u largova dhe e tërhoqa vajzën time”.

 

Image

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme