Si ta dini nëse kandidatët po thonë të vërtetën

Prishtinë | 14 Tet 2023 | 07:42 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse procesi i intervistës është i dizajnuar për të kontrolluar kandidatët e punës dhe për të zbuluar se çfarë mund të bëjnë ata për një kompani, ende duhet të kaloni nëpër gënjeshtra dhe ekzagjerime të vogla. Pyetja është, si e dini nëse një kandidat po tregon të vërtetën pa përdorur teknikat e marrjes në pyetje?

Në sondazhin e 2016 Jobvite Job Seeker Nation të mbi 2,000 të rriturve, 31 përqind e të anketuarve e pranuan se ekzagjerojnë aftësitë e tyre në Twitter, dhe 27 përqind shpikin referencat në Facebook. Këto janë lajme që asnjë punëdhënës nuk dëshiron t’i dëgjojë.

Nëse dëshironi të gjeni personin më të mirë për punën, ju duhet t’i kushtoni vëmendje asaj se çfarë po iu thotë kandidati. Këtu janë katër mënyra për t’u siguruar se kandidati po thotë të vërtetën.

Kaloni më shumë kohë duke lexuar rezymetë

Ne të gjithë e dimë se menaxherët punësues janë të zënë dhe se duhet të kalojnë nëpër qindra rezyme për një pozitë të lirë. Por, një sondazh i Gushtit 2015 të CareerBuilder të më shumë se 2,500 menaxherëve të punësimit zbuloi se shtatë nga 10 prej tyre kalojnë më pak se pesë minuta duke shikuar një rezyme.

Duke marrë parasysh gjatësinë e një rezymeje tipike, definitivisht nuk duhet të marrë më shumë kohë se ajo për të lexuar fjalët në atë faqe. Mirëpo, duhet t’i kushtoni më shumë kohë dhe vëmendje atyre informacioneve.

Ka një tendencë për të përdorur fjalë të mjegullta në rezyme për të krijuar besim, por njohuria e fjalorit të industrisë nuk është e mjaftueshme. Shikoni me kujdes se si kandidatët përdorin fjalët, dhe vendosni nëse ato kanë kuptim.

Nëse një kandidat thotë se ai ‘’ bashkëpunoi me klientët potencialë për të shtyrë marrëdhëniet e shitjeve’’, kjo nuk do të thotë asgjë. Mirëpo, nëse ai thotë se ‘’zhvilloi prezantime të reja të shitjeve të cilat sollën 100 klientë të rinj’’, ai ka dëshmi për të mbështetur atë deklaratë.

Për të kontrolluar dyfish informacionet në një rezyme, përgatisni pyetjet e intervistës në bazë të përvojës dhe aftësive që çdo kandidat ka. Pyesni ata për tregime se si kanë përdorur apo zhvilluar ato aftësi për të fituar një ide më të mirë se cila është aftësia e tyre e vërtetë.

Kontrolloni mediet sociale

35 për qind e 2 175 menaxherëve të punësimit të anketuar në një sondazh nga CareerBuilder thanë se iu kanë dërguar kërkesa miqësie apo i kanë ndjekur kandidatët e punës. Nëse tashmë dihet se kërkuesit e punës gënjejnë në media sociale, pse kjo është një ide e mirë për të kontrolluar një punonjës potencial?

Gjëja e mirë për rrjetet sociale është se ato iu japin mundësi të gërmoni më thellë. Ju mund të arrini njerëz të cilët janë të lidhur profesionalisht me kandidatët e punës, dhe t’iu kërkoni atyre të verifikojnë informacionet ose të ju japin mendimet e tyre rreth etikës së punës të kandidatit.

Gjithashtu shikoni llojet e postimeve të kandidatit, jo për të parë sjellje të pahijshme, por për të parë përfshirjen e tyre në industri. Nëse një kandidat deklaron se ka 10 vite përvojë në marketing, por nuk ndjek askënd në botën e marketingut ose nuk shpërndan asnjëherë postime të lidhura me marketing në Facebook, gjasat janë se ai nuk po tregohet i sinqertë.

Bëni pyetje specifike

Gjatë një interviste, menaxherët e punësimit kanë tendenca të bëjnë pyetje të gjera për të fituar një përgjigje ‘’po’’ ose ‘’jo’’. Fillimi me ‘’më trego diçka për veten’’ është i mirë, por duhet të jeni më specifikë.

Kërkoni tregime dhe shembuj për përvojën dhe nivelet e shkathtësive të kandidatit, dhe dëgjoni përgjigjet specifike. Sa më shumë detaje që një kandidat i punës iu jep në përgjigjet e tij, aq më pak gjasa ka që ai po e ekzagjeron. Gjithashtu, kushtoni vëmendje nëse kandidatët po tregojnë rezymenë e tyre fjalë për fjalë. Nëse një përgjigje tingëllon e përsëritur, atëherë është e ekzagjeruar.

Pyesni nëse po tregojnë të vërtetën

Shumicën e kohës kur një kandidat i punës nuk po tregohet i sinqertë, ka vetëm ekzagjerime të vogla. Ka shumë gjasa që një kandidat ka thënë se ka pesë vite përvojë kur në fakt ka pasur katër vite e tre muaj.

Kështu që nëse pas intervistimit të një kandidati të mirë ju ende dyshoni se nuk kanë qenë 100 përqind të sinqertë, pyetni ata. Lejoni që t’a dinë se ju planifikoni të kontrolloni rezymetë dhe referencat e tyre dhe se do të dëshironit të dinit nëse diçka nuk përshtatet. Kjo mundësi që ata të tregohen të sinqertë iu jep tregimin e vërtetë dhe iu tregon se kur është fjala për besim, ju mund t’iu besoni atyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme