Si ta mbroni trurin tuaj?

Prishtinë | 18 Nën 2024 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Ashtu si çdo makinë të mirë, edhe truri ka nevojë për një farë kujdesi dhe vëmendje teksa koha kalon, për të garantuar që ai të vazhdojë të jetë në gjendje të mirë pune.

Ashtu si çdo makinë të mirë, edhe truri ka nevojë për një farë kujdesi dhe vëmendje teksa koha kalon, për të garantuar që ai të vazhdojë të jetë në gjendje të mirë pune. Sikur të kishte një manual të vetëm për mirëmbajtjen e tij, dhe që të mund na tregonte sesi të kryhej rregullimi i imët i qarqeve të tij! Fatkeqësisht, këshillat në dispozicion janë shpesh kontradiktore dhe konfuze, por “BBC Future” ka analizuar disa prej tyre nëpërmjet provave faktike. Lexo më shumë, për të zbuluar 6 mënyrat më premtuese për të shmangur lajthitjen për shkak të moshës së thyer.

Mos humbisni besimin tek aftësitë tuaja

A ju ndodh ndonjëherë të ecni vërdallë nëpër një dhomë, vetëm për të zbuluar se keni harruar pse gjendeshit atje? Teksa njerëzit mplaken, është e lehtë që të kuptojnë përmes disa shenjave, se kujtesa e tyre tashmë po venitet. Në fakt, kjo ka po kaq gjasa të ndodhë si për të rinjtë, ashtu edhe për të moshuarit.

Dhe ne nuk duhet të jemi aq të shpejtë, sa të arrijmë në përfundimin më të keq, pasi dyshimet mund të bëhen një vetë-përmbushje e profecisë. Gjatë 10 viteve të fundit, Daina Turon në Universitetin e Karolinës së Veriut, ka zbuluar se me kalimin e moshës, ne priremi të humbasin besimin në aftësitë tona mendore, ndonëse ato janë shpesh në gjendje funksionale.

Rezultati është se ne mbështetemi në shumë paterica, si GPS i makinës tonë apo blloku i shënimit në telefon. Ironikisht, duke dështuar të testojmë vetveten, ne mund të përshpejtojmë rënien tonë. Pra, nëse ju nguroni në hyrje të një dere, që në fakt nuk e dini se çfarë është, vetëm e shihni atë si një moment që ngacmon kujtesën tuaj.

Mbroni veshët tuaj

Mendja vuan, nëse ajo izolohet nga shqisat e tij. Ndoshta duke e tendosur me një vemendje shtesë, dhe e bllokuar nga stimulimi i dobishëm, humbja e dëgjimit duket se shkakton humbjen e materies gri të trurit. Sipas një studimi, kjo rrit rrezikun e dëmtimit njohës gjatë një periudhe 6-vjeçare me 24 për qind.

Cilado qoftë mosha tuaj, ia vlen që të marrësh parasysh situatat që mund të kontribuojnë në gjendjen e mirë të veshit tuaj. Dëgjimi i muzikës rok me zë të lartë për vetëm 15 sekonda në ditë, do të ishte i mjaftueshëm për të dëmtuar dëgjimin tuaj; madje edhe duke përdorur një tharëse flokësh për 15 minuta në ditë, mund të dëmtoni qelizat e vogla që perceptojnë tingujt. Dhe nëse mendoni se tashmë po dëgjoni me vështirësi, përpiquni të kërkoni ndihmë mjekësore – duke prekur problemin në rrënjë, çka mund mund të frenojë dobësimin e mëtejshëm të dëgjimit.

Mësoni një gjuhë të huaj ose një instrument muzikor

Në vend të ndonjë trajnimi të pavlerë të trurit apo zgjidhjes së një fjalëkryqi (i cili shpesh duket të ketë përfitime të përgjithshme të kufizuara), ju mund të merrni në konsideratë një stërvitje më ambicioze mendore, si të mësuarit e pianos apo fillimi i përvetësimit të një gjuhë të re.

Të dyja mbështeten tek një grup i gjerë aftësish, duke ushtruar kujtesën, vëmendjen, perceptimin tuaj ndijor dhe kontrollin motorik, teksa përpiqeni të përballoni shkallë të reja vështirësisht ose tingujt e panjohur të fjalëve të reja.

Muzikantët kanë 60 përqind më pak gjasa për të vuajtur nga skleroza

Kjo praktikë duhet të t’iu ndihmojë për t’u bërë më të shkathët mendërisht, me përfitime që potencialisht zgjasin deri në moshën e thyer. Një studim vitin e kaluar, zbuloi se muzikantët kanë rreth 60 përqind më pak gjasa për t’u prekur nga skleroza, sesa njerëzit që nuk luajnë asnjë instrument muzikor;një tjetër studim tregoi se mësimi i një gjuhë tjetër, mund të vonojë me 5 vjet fillimin e sëmundjes së Alzaimerit.

Tek e fundit, duke e nxitur veten në këtë mënyrë, duhet t’iu ndihmojë të vlerësoni aftësitë tuaja aktuale. Dhe nëse ju zbuloni se puna juaj është shumë kërkuese, sa nuk ju lejon që të përfitoni një aftësi të re, konsiderojeni veten me fat:profesionet më stimuluese, duket se i ndihmojnë njerëzit të ruajnë fuqitë e tyre mendore, edhe pse përfitimet nuk mund të zgjasin shumë kur të dalin në pension.

Shmangni ushqimet e rënda

Obeziteti mund të dëmtojë në shumë mënyra trurin tuaj. Rritja e nivelit të kolesterolit në arterie, mund të kufizojë rrjedhën e gjakut në tru, duke e privuar atë nga ushqimi dhe oksigjeni për të cilin ai ka nevojë për të funksionuar. Për më tepër, neuronet janë shumë të ndjeshme ndaj nivelit të hormonit insulinë.

Një dietë e rregullt me ëmbëlsira, ushqim kalorifik mund të prishë sinjalizimin e insulinës, duke shkaktuar një reaksion zinxhir që shkakton krijimin në tru të pllakave vdekjeprurëse.

Lajm i mirë është se disa ushqyes – si omega 3, acidet yndyrore dhe vitaminat D dhe B12 – duket se riparojnë dëmtimet në tru që lidhen me mplakjen.

Kjo mund të shpjegojë arsyen, pse njerëzit e moshuar që hanë sipas një diete tipike mesdhetare, priren të shfaqin të njëjtat aftësi njohëse si njerëzit që janë 7 vite e gjysmë më të rinj.

Ndërtoni trupin tuaj

Ne shpesh bëjmë një dallim ndërmjet trurit dhe muskulit. Në fakt, duke fitimi i formavë të mira trupore, është një nga mënyrat më të sigurta për të ndërtuar mendjen tuaj. Aktiviteti fizik jo vetëm që mundëson një qarkullim më të mirë të gjakut në tru; por gjithashtu shkakton një rritje të nivelit të proteinave si “faktori i rritjes nervore”, që mund të stimulojë rritjen dhe mirëmbajtjen e lidhjeve nervore në tru.

Përfitimet duken se shtrihen që nga djepi deri në varr:fëmijët që ecin në këmbë për të shkuar në shkollë, marrin nota më të mira, ndërsa shëtitja duket se rrit përqendrimin dhe kujtesën e pensionistit.

Mbi të gjitha, një shumëllojshmëri e gjerë ushtrimesh mund të ndihmojë, nga ushtrimet e lehta aerobike, tek strëvitja përmes ngritjes së peshave dhe badibilldingut; thjesht zgjidhni një regjim trajnimi, që i përshtatet palestër tuaj aktuale.

Organizoni festa sikur të ishit 21-vjeç

Nëse të gjitha ato që përmendëm me sipër, tingëllojnë si një punë e vështirë, një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur trurin tuaj, është të bisedoni. E thënë thjesht, njerëzit janë qënie sociale, dhe miqtë dhe të afërmit tanë na stimulojnë, sfidojnë të provojmë eksperienca të reja, si dhe na lehtësojnë stresin dhe pakënaqësitë.

Çuditërisht, një studim mbi 70-vjeçarët zbuloi se individët më aktivë në aspektin shoqëror, kishin rreth 70 përqind më pak gjasa të përjetonin rënien e aftësisë njohëse gjatë një periudhe prej 12 vjetësh, në krahasim me njerëzit me një jetë më pak aktive sociale.

Çdo gjë, nga kujtesa tek vëmendja në shpejtësinë e përgjithshme të përpunimit mendor, duket se përfiton nga kontaktet të rregullta me njerëzit e tjerë. Së fundmi, shkencëtarët dyshojnë se nuk ka asnjë plumb magjik për të trajnuar trurin tuaj.

Njerëzit që mplaken më mirë, kanë një mënyrë jetese që përfshin pak nga të gjitha:një dietë të larmishme, aktivitete stimuluese, dhe një rreth miqsh të dashur. Dhe kjo nuk është një recetë për një tru të zgjuar, sesa për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme