Edhe pse ju mund të jeni një lider i aftë, ju kurrë nuk mund ta drejtoni një kompani i vetëm, duhet ekipi dhe një prej sfidave është motivimi dhe frymëzimi i tyre.
Motivimi është një faktor që ndikon pozitivisht në një periudhe të shkurtër kohore, ndërsa frymëzimi është ai që e çon një kompani përpara, shkruan Ekonomia Online. Më poshtë do të lexoni katër strategji sesi të arrini që edhe ju të keni një ekip gjithmonë të frymëzuar:
Frymëzoni të tjerët
Mundohuni ta ndihmoni ekipin tuaj sa më shumë, dhe në pamundësi për t’i ndihmuar ata komunikoni, duke i lënë atyre të kuptojë se ju do të jeni gjithmonë aty për t’i mbështetur. Kur skuadra juaj ta kuptojnë se ju jeni në gjendje të bëni gjithçka për ta, atëherë edhe ajo do t’ju kthejë me të njëjtën monedhë.
Bëjeni stafin pjesë të sfidës tuaj
Nuk ka shembull më të mirë frymëzimi sesa ndarja e një sfide të përbashkët me të gjithë ekipin dhe pastaj rrjedhimisht edhe ndarja e fitores.
Mbajeni të bashkuar ekipin
Asgjë më shumë sesa një mision dhe një besim i përbashkët nuk mund ta mbajë të bashkuar një skuadër. Në çdo rast, ekipi i punës do të jetë më i frymëzuar nëse të gjithë do të luftojnë për të arritur të njëjtin rezultat të përbashkët. Të kesh një mision të përbashkët për të arritur, një qëllim për të realizuar, e bën një skuadër të jetë e fortë dhe e frymëzuar.
Inkurajojini të tjerët të jenë vetvetja
Edhe pse punojnë për një qëllim të përbashkët, secili prej tyre në fund të fundit duhet të jetë vetvetja.