Si ta ruani qetësinë gjatë “krizave” në punë?

Prishtinë | 24 Kor 2016 | 07:45 | Nga

Kur ndodheni në vendin e punës është veçanërisht e rëndësishme të dini të ruani qetësinë në raste krize. Në punë supozohet të ruani një nivel profesionalizmi shumë herë më të lartë. Një nga sjelljet tipike gjatë një krize në punë është paniku që më pas derivon në ankth dhe stres.

Nëse lejoni që një situatë krize në vendin tuaj të punës t’iu shkaktojë stres dhe ankth do të keni komplikacione shëndetësore. Njerëzit e suksesshëm kanë mësuar të ruajnë qetësinë gjatë situatave të krizës, për të mposhtur stresin e për të gjetur një zgjidhje të vlefshme për problemin.

Janë disa hapa që mund të ndiqni në mënyrë që të ruani qetësinë në vendin e punës. Ky artikull ka për qëllim t’iu këshillojë rreth kësaj çështje.

  1. Largohu nga turma dhe qetësohu

Qëndroni të qetë gjatë një situate krize duke u larguar fillimisht nga kushtet stresante në të cilat ndodheni. Merrni një pushim të shkurtër, të jeni të sigurt se ka për t’ju ndihmuar shumë për të organizuar mendërisht punët tuaja dhe për të zgjidhur situatën. Është shumë e rëndësishme që të gjeni mënyrën për të dalë nga situata në të cilën ndodheni, në vend që të bini pre e saj. Gjithmonë kini në mendje që duhet të ruani profesionalizmin tuaj gjatë gjithë kohës.

  1. Jini pozitivë

Është e rëndësishme të fokusoheni në faktorë pozitivë përgjatë një situatë të vështirë në punë. Ruajtja e pozitivitetit do t’ju ndihmojë të procesoni zgjidhjen e problemit në një mënyrë më efektive. Kur kjo të ndodhi, do të jeni të aftë të gjeni një zgjidhje të qënësishme. Situatat stresuese mund të rezultojnë paralizuese për përqëndrimin dhe kreativitetin tuaj. Është e rëndësishme të qëndroni pozitiv dhe të kultivoni një atmosferë në zyrë që siguron dhe zhvillon të menduarit pozitiv. Kjo do t’ju ndihmojë gjithashtu, të evitoni imagjinimin e skenarëve nga më negativët duke ngecur kështu në joproduktivitet.

  1. Ruani shëndetin mendor dhe atë fizik

Individët të cilët kanë probleme me gjumin ose që kanë shëndet të dobët kanë rrezikshmëri më të lartë për tu sjellë në mënyrë jo profesionale kur paraqitet një krizë në punë. Është e rëndësishme që të jeni çdo ditë të përgatitur, duke u kujdesur për shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Ruani një regjim të rregullt, flini mirë dhe hani shëndetshëm. Aktiviteti fizik përgjatë javës është i rëndësishëm për të përmirësuar dhe forcuar shëndetin tuaj fizik. Për më tepër, ai stimulon endorfinën në trup, duke përmirësuar rrjedhimisht humorin tuaj dhe ju bën të ndiheni më të relaksuar. Individët të cilët i plotësojnë këto kushte janë më të përqendruar, kanë më shumë vetëpërmbajtje dhe janë më të qëndrueshëm emocionalisht – si edhe më të aftë për tu përballur me situata krize në punë.

  1. Flisni me një koleg të besuar

Kini parasysh që nuk punoni vetëm dhe që në vendin e punës jeni të rrethuar nga një skuadër profesionistësh. Gjatë një periudhe krize, kontaktoni një koleg të besuar që mund t’ju shërbejë si mbështetje për të qartësuar idetë tuaja si dhe për të arritur në zgjidhje të mundshme. Është e rëndësishme të flisni me dikë që besoni, por që në të njëjtën kohë është edhe neutral. Kështu mund t’jua shfaqë situatën në një perspektivë të re. Të qënit në dijeni se nuk jeni të vetëm si edhe fakti që keni marrë një këshillë prej një njeriu të besuar mund t’ju ndihmojë ta menaxhoni më mirë situatën.

  1. Planifikoni të papriturat

Mënyra më e mirë për të përballuar një situatë krize është që të planifikoni edhe gjërat e papritura që mund t’ju ndodhin në punë. Sigurisht, që nuk mund të planifikoni çdo variabël, por nëse mundoheni, rrisni kështu shanset për të qenë të suksesshëm në kushtet në të cilat ndodheni. Bëni një brainstorm të ideve që mund të implementoni në vendin tuaj të punës se si mund të shmangni situata të mundshme krize. Gjithmonë mbani në mendje se situata të përsëritura stresi ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Nëse këto 2 faktorë përsëriten, ju nuk mundeni të jeni kurrsesi produktiv në punë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme