Si ta trajtojmë psoriazën

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Psoriaza është një sëmundje e lëkurës e cila karakterizohet nga njolla të kuqe, bardha ose të argjendta në lëkurë. Lajmi i mirë është se shumë barna mund ta kontrollojnë psoriazën, dhe ndryshimet në mënyrën e të jetuarit – si dalja në diell për periudha të shkurtra dhe lënia e duhanit – mund të ndihmojnë.

Çfarë është psoriaza?

Psoriaza është një sëmundje kronike e lëkurës që shfaqet me njolla të trasha të lëkurës me ngjyrë të kuqe, të bardhë ose të argjendtë.

Te lëkura normale, qelizat e lëkurës zhvillohen gradualisht dhe ndërrohen mesatarisht çdo katër javë. Qelizat e reja të lëkurës zhvillohen në brendi duke zëvendësuar ato të shtesave të jashtme, të cilat bien. Por te psoriaza, qelizat e reja të lëkurës dalin më shpejt në sipërfaqe të lëkurës, gjë që ndodh brenda disa ditëve, në vend të disa javëve. Ato grumbullohen njëra mbi tjetrën dhe formojnë njolla të quajtura pllakëza.

Madhësia e këtyre pllakëzave në lëkurë mund të ndryshojë nga të vogla deri te të mëdha. Këto njolla zakonisht shfaqen tek gjunjtë, bërrylat, në lëkurën e kokës, duar, këmbë, ose në pjesën e poshtme të shpinës. Por, ajo mund të prekë çdo pjesë të trupit.

Ky problem i lëkurës haset më shpesh tek të rriturit. Ajo mund t’i bëjë njerëzit të tërhequr, megjithatë shumë mënyra që mund ta mbajnë psoriazën nën kontroll.

Shkaktarët e psoriazës nuk dihen por specialistët besojnë se në këtë është i përfshirë sistemi imunitar. Sëmundja po ashtu ka prirje për t’u trashëguar.

Njollat e vogla të psoriazës shpesh mund të mjekohen duke përdorur rregullisht kremra që nuk përmbajnë steroide. Locionet, xheli dhe shampot nuk janë të efektshme edhe pse ato mund ta shtojnë ndjeshmërinë në diell. Ekspozimi i kufizuar ndaj diellit po ashtu mund të ndihmojë; lëkura e paprekur duhet të mbrohet me kremra kundër diellit. Nëse psoriaza prek lëkurën e kokës, shampot kundër zbokthit mund të ndihmojnë. Te rastet më të ashpra të psoriazës, ajo mund të mjekohen me preparate më të fuqishme të përshkuara nga mjeku.

Edhe stresi mund të kontribuojë në përkeqësimin e psoriazës. Prandaj reduktimi i stresit ndihmon në disa raste.

Trajtimi

Trajtimi i psoriazës varet nga tipi, lokalizimi dhe shtrirja e sëmundjes. Të gjithë personat duhet të instruktohen për sa i përket shmangies së tharjes së tepërt ose irritimit të lëkurës së tyre dhe për të ruajtur hidrimin e përshtatshëm të lëkurës. Pjesa më e madhe e personave me psoriazë të lokalizuar, të tipit me pllaka, mund të trajtohet me glukokortikoide topikale me fuqi mesatare. Për trajtimin e psoriazës së kufizuar janë gjithashtu të efektshme një analog topikal i vitaminës D dhe retinoidi.

Rrezet ultravjollcë, natyrale ose artificiale, janë një terapi e efektshme për shumë persona me psoriazë të përhapur.

Agjentë të ndryshëm sistemikë mund të përdoren për sëmundjen e rëndë e të përhapur të psoriazës.

Si ta trajtojmë psoriazën në kushtet e shtëpisë

A ndihmojnë kripërat e Detit të Vdekur për ta lehtësuar psoriazën? Po bimët kineze?

Homeopatia

Qëllimi i kësaj mjekësie alternative është ta ndihmojë trupin në mekanizmat mbrojtës për të parandaluar apo trajtuar sëmundjet. Ata të cilët praktikojnë homeopatinë besojnë se marrja e substancave në doza të vogla, si sulfur ose nikel, mund të ndihmojë në trajtimin e psoriazës.

Dieta

Ushqimi ju ndihmon të kontrolloni inflamacionin dhe rrënjët e problemeve të lëkurës. Armiqtë e inflamacionit në pjatën tuaj janë

Peshku si salmon dhe sardelet

Drithërat integrale

Vaji i ullirit

Frutat dhe Perimet

Reduktoni ushqimet që ju shtojnë inflamacionin, si mishi i kuq, ushqimet e fërguara, ushqimet e përpunuara dhe disa lloje karbohidratesh

Terapia trup-mendje

Për të pakësuar stresin që përkeqëson psoriazën, disa njerëz meditojnë.

Yoga, gjithashtu, mund të jetë shumë e mire për menaxhimin e stresit.

Terapi të tjera

Bima kineze indigo naturalis është një kurë efektive alternative në trajtimin e psoriazës, sipas një studimi publikuar në “Archives of Dermatology”. Bima e fuqishme, nga Strobilanthes formosanus Moore, mund të përzgjedhet me vaj esencial dhe të aplikohet në lëkurë, por këtë është mire që ta përgatisë mjeku.

Kur shtohet në vaskë, kripa e Detit të Vdekur mud të ndihmojë në largimin e shtresës së sipërme dhe të pushojë të krruarat. Një mënyrë e lehtë për këtë është kripa Epsom, që ndihmon lëkurën në të njejtën mënyrë si dhe kripërat e Detit të Vdekur.

Kur aplikohet drejtpërdrejt në lëkurë, aloe vera mund të ndihmojë në reduktimin e psoriazës. Njerëzit që vuajnë nga ky problem kanë parë përmirësim kur aplikojnë në lëkurë vajin e pemës së çajit apo uthull molle.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme