Mostretja e ushqimeve në formë të dispepsisë njihet si urth.
Urthi shkaktohet nga refluksi i ezofagut, ndërsa është simptoma kryesore e refluksit gastroezofageal dhe është përshkruar si një ndjenjë djegieje prapa gjoksit që zakonisht ngrihet drejt fytit, transmeton Klan Kosova.
Një problem i tillë mund t’ju ndodhë shpesh pas të ngrënit apo gjatë shtrirrjes.
Ajo herë pas here mund të lërë gjithashtu një shije të hidhur apo të thartë në gojë, kur përmbajtja e acidit në stomak rritet. Urthi është një ndër simptomat më të zakonshme të tretjes.
Pjesa më e madhe e njerëzve do të përjetojnë urthin rastësisht.
Kjo nuk përbën shkak për alarm.
Nëse urthi ndodh shpesh ose ndërhyn në aktivitetet ditore, atëherë mjekët e quajnë këtë sëmundje të refluksit gastroezofageale (GERD ose GORD).
Me kalimin e kohës GORD mund të çojë në komplikacione.
Këshillat që mund të ndihmojnë
•Mundohuni të shmangni të shtrirën pas të ngrënit për të ndaluar që ushqimi të kthehet përsëri në gojë;
•Shmangni ushqimet që i doni e që i shkaktojnë probleme stomakut. Ushqimet me yndyra ose ushqimet pikante, kafeja, çokollata, pijet e gazuara dhe alkooli mund të shkaktojnë mostretjen;
•Diskutoni me mjekun për ndonjë ilaç që jeni duke marrë, që mund të përkeqësojë refluksin. Shembujt përfshijnë aspirinën, ilaçet e tjera josteroidale anti-inflamatore (IJSAI) dhe disa ilaçe të përdorura për osteoporozë-n;
•Shmangni veshjen e rrobave të ngushta;
•Lini duhanin;
•Humbni peshë nëse jeni mbipeshë ose obez;
•Flini me kokën e ngritur 10-20 centimetra;
•Flisni me mjekun nëse merrni ndonjë nga ilaçet e përdorura për sëmundjen e refluksit gastroezofageal, shkruan womens health, transmeton Klan Kosova.