Si të bëheni i pasur qysh në moshë të re, 10 këshilla

Prishtinë | 06 Sht 2024 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Imagjinoni të ishit një milioner. Sa fantastike do të ishte të kishe paratë për të cilat keni ëndërruar gjithmonë për të jetuar jetën që doni? Tani imagjinoni sikur të keni mundësi ta bënit që në të 20-at tuaja?

Edhe nëse duket si një ekzagjerim, është e mundur të bëheni milioner në një moshë të re. Unë u bëra milioner kur isha 21 vjeç. Studenti im i dytë milioner i cili ndoqi programin tim u bë milioner në moshën 23 vjeç. Pjesa më impresionuese? Ai e realizoi gjithçka duke tregtuar aksione të vogla. Nuk kërkoi vite shkollë apo trajnimi, vetëm punë dhe strategjinnë e drejtë. Ai provoi se është e mundur. Dhe vini re se këto rregulla mund të ndiqen në çdo moshë. Kur ndiqen ashtu siç duhet, ata mund t’ju ndihmojnë të bëheni milioner më shpejt se ç’mund ta keni imagjinuar ndonjëherë.

Ja disa hapa për t’u ndjekur në mënyrë që të nisni rrugën tuaj drejt të bërit milioner.

1. Fokusohuni në përfitimet që mund të keni prej niçeve*

Ka kaq shumë njerëz sot që mendojnë se nëse duan të bëhen milionerë, ata duhet ta bëjnë këtë nëpërmjet ndjekjes së “niçeve” të mërzitshme (*niçe – pjesë e konsumatorëve në një treg që nuk kënaqen nga shërbimet aktuale) dhe të pranuara gjerësisht. Do t’ju marrë një jetë të bëheni milionerë nëpërmjet profesioneve tradicionale si avokat, doktor ose bankier (në fakt, këto profesione zakonisht kanë kufi në fitime që janë shumë të vështira për t’u thyer). Nuk ju duhen vite shkollë për t’u bërë milionerë.

2. Shkollat dhe kolegjet nuk kanë shumë rëndësi

Nëse objektivi juaj numër një është të bëheni milioner, jo të keni një lloj pune të caktuar, atëherë shkollat dhe kolegjet janë të parëndësishme. Ato kushtojnë para, ata mund t’ju vendosin në borxhe dhe nëse doni të bëheni një milioner, mund të mësoni çdo gjë për të cilën keni nevojë online pa patur nevojë të paguani kostot e larta të shkollimit.

3. Sakrifikoni jetën sociale për të studiuar

Mund të jetë vërtet e vështirë të sakrifikoni jetën tuaj sociale, në mënyrë të veçantë kur jeni në të 20-at e hershme. Shpenzojeni këtë kohë duke studiuar, duke perfeksionuar talentin ose duke punuar me zotësitë, produktin ose duke zhvilluar kompaninë tuaj. Sa më shumë që fokusoheni me punën në talentet tuaja në vend që të socializoheni, aq më mirë do ta shpenzoni kohën duke u bërë milioner.

4. Pranoni disfatat dhe gabimet gjatë rrugës

Pak rëndësi ka se ku doni të shkoni në karrierën tuaj, shanset janë që do të përballeni me një numër disfatash dhe pengesash. Këto gabime janë totalisht normale. Çfarë është e rëndësishme është se si i përballoni ato. Studenti im i parë milioner Tim Grittani në fakt humbi shumë aksione gjatë muajve të parë derisa e rimori veten. Gabimet janë normale. Mënyra se si i përballoni ato është ajo që ju veçon.

5. Synoni më lart se një milion

Paratë nuk duhet të jenë pika juaj e finishit. Ju duhet të fokusoheni në bërjen e këtij produkti ose shërbimi të mundur, dhe paratë do të vijnë prej saj. Objektivat tuaj duhet të jenë githmonë në rritje dhe nuk duhet të ndiheni kurrë se keni mbaruar punë në drejtim të arritjes së objektivave. Nëse doni të bëni 1 milionë $, gjëja e parë pasi të arrini atë rezultat, duhet të kërkoni të fitoni milionin e dytë.

6. Mos mashtroni njerëzit

Çelësi i bërjes së milionave është durimi dhe ndershmëria. Duhet të jeni të hapur kur vjen fjala për të punuar me të tjerët, ose nuk do të bëni kurrë aq para sa doni. Paraja kriminale ose joetike nuk zgjasin kurrë dhe nuk do t’ju japë kurrë llojin e reputacionit të një profesionisti që mund ta përdorni për të bërë milionat.

7. Përfitoni prej sektorëve më të “nxehtë”
Kur sektorë të tillë janë vërtet të mirë, duhet të futeni herët për të bërë paratë tuaja. përfitoni nga këta sektorë të “nxehtë” për të nisur me milionat tuaj. Tani për tani një prej këtyre sektorëve është media sociale, veçanërisht Instagram, Snapchat dhe Periscope. Këta sektorë ju çojnë të milionat që po kërkoni.

8. Nuk keni pse të fokusoheni në teknologjinë e gjeneratës së ardhshme

Shumë nga ata që kërkojnë të bëhen milionerë, veçanërisht të rinjtë, mendojnë se duhet të fokusohen në teknologjinë e gjenratës së ardhshme në mënyrë që të bëjnë pasurinë e tyre, ky nuk është rasti. Edhe kombinimi i diçkaje të vjetër me një gjë të freskët çoi në krijimin e eBay.

9. Nuk ka rëndësi se ku jetoni 

Një nga gjërat më të mira rreth Internetit është se shitjet dhe përfitimet vijnë nga ngado te ju. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të jetuar diku ku doni të jetoni ndërsa edhe bëni shumë para.

10. Biznesi juaj jo domosdoshmërisht duhet të ketë të ardhura në mënyrë që të keni sukses

Kaq shumë njerëz janë të fokusuar në krijimin e një biznesi që ka përfitime. Biznesi nuk ka nevojë të ketë përfitime, ai ka nevojë për rritje, përdoruese dhe avantazhe. Shumë biznese përvetësohen vetëm për atributet e tyre sesa për marzhin e fitimit (vetëm shikoni se sa shumë startupe interneti shiten). Fokusohuni në rritjen e përdoruesve se sa në atë të përfitimeve. Askush nuk paguan për një ide të mirë që nuk ka klientë. (Timothy Sykes/ Entrepreneur)

Të ngjashme