Ju nuk keni pasur asnjë punë tjetër më parë dhe kjo mund të shkaktojë një shok duke menduar se çfarë do të bëni dhe si do të veproni. Të gjithë e dinë përshtypjen e parë , kur ju filloni të punoni ju keni një dritare të shkëlqyer mundësish.
Kjo është një mundësi për të filluar me këmbën e djathtë dhe për të ndërtuar karrierën, ndërsa një fillim negativ mund të jetë i vështirë për tu ndryshuar.
Kur ju filloni një punë të re shumica e njerëzve do të kenë një farë dyshimi, kështu që gabimet dhe keqkuptimi i sinqertë do të jenë deri diku të pranishme.
Këtu janë disa këshilla që duhen marrë parasysh:
• Duhet të jeni të përpiktë dhe të paraqitshëm: Ditën e parë ju duhet të silleni pothuajse si gjatë intervistës, të përpiktë dhe me veshjen e përshtatshme.
• Nuk duhet të jeni shumë të hapur: Nëse jeni tip shumë konfidencial do të përpiqeni t’i ndani idetë tuaja haptazi. Mundohuni mos ta bëni këtë sepse do të keni kohë më vonë.
• Bëni pyetje: Nëse ju është dhënë një detyrë, bëjeni sa më mirë të jetë e mundur dhe mos kini frikë të bëni pyetje.
• Vullnetar: Të gjithë kolegët tuaj do të jenë të zënë duke bërë punën e tyre. Ndonjëherë ju mund të ndiheni të neglizhuar ose të nënvlerësuar. Nuk ka asnjë të keqe për të pyetur për një detyrë ose për të bërë vullnetarisht një detyrë.
• Bëhu pjesë e skuadrës: Tani ju jeni pjesë e një skuadre, dhe skuadrat punojnë së bashku për të zgjidhur problemet dhe për të mbaruar punët. Kjo do të thotë që ju duhet të përpiqeni të zbuloni kulturën e grupit avash-avash.
• Veshja: Veshjet e zakonshme në përgjithësi janë normale por në ditën e parë të punës veshje të tilla tregojnë se ju nuk jeni duke i marrë gjërat seriozisht. Ju duhet të dukeni të zgjuar në ditën tuaj të madhe.
• Fundi i ditës: Ju keni lënë një përshtypje të mirë. Ju keni qenë pozitivë dhe optimist. Kështu që mos e prishni këtë duke vrapuar për të ikur më parë se gjithë të tjerët.
• Dhe së fundi: Ju mund të shikoni se nuk jeni duke buzëqeshur sepse keni frikë apo ndiheni të pasigurtë. Mos u mërzisni. Në ditën e parë ju jeni më shumë një i ftuar. Merrni çdo këshillë që mundeni dhe mos jepni shumë mendime.
Me të gjitha këto që thamë më sipër, pse nuk e shijoni ditën tuaj të parë të punës. Ju jeni i ri dhe i freskët, fati i mirë është në anën tuaj.