Ne duhet të jemi të përgatitur për ato mëngjeset kur kemi çrregullime të gjumit. Lajmi i mirë është se ekziston një mënyrë për tu dukur i freskuar.
- Fiki të gjitha paisjet elektronike para se të shkoni për të fjetur, që do të thotë televizionin, kompjuterin, dhe celularin. Të gjitha këto paisje elektronike janë ngacmime të dëmshme për trurin.
- Kur alarmi ndizet atëherë zgjohuni menjëherë nga krevati. Ta fikësh alarmin nuk është zgjidhje për të fjetur më shumë është vetëm prolongim i të pashmangshmes.
- Pra tani që jeni zgjuar ju këshillojmë që të bëni ndonjë aktivitet si për shembull: fitnes ose një vrapim të shpejtë që të ndiheni të motivuar dhe plotë energji gjithë ditën. Provoni ta sfidoni vetvetën dhe do ta shihni se sa i lehtë do te jetë mëngjesi.
- Lëkura e bukur dhe e butë nuk është rezultat i saj se çfarë përdorë, por gjithashtu edhe i asaj çfarë konsumoni në trupin tuaj. Tejkaloni rutinën e kafës së mëngjesit dhe pini një gotë ujë të ftohtë për zëvendësim. Uji i ftohtë ju ndihmon që lëkura juaj në mëngjes të hidratohet dhe të dukeni me një pamje freskuse.
- Mos e anashkaloni ushqimin e mëngjesit. Pas fitnesit është e rëndësishme të jeni të ushqyer siç duhet.