Si të filloni një blog tuajin!

Prishtinë | 28 Nën 2024 | 23:47 | Nga Ekonomia Online

Joel Wilson, në një shkrim të mëhershëm shkruan se sfida e publikimit online qëndron te vendimi për të publikuar.

Sipas tij, sfida e publikimit të një shkrimi online nuk ka të bëjë me:

  1. Zgjedhja e kompozimit grafik
  2. Zbukurimi i faqes
  3. Shtimi i funksioneve (widgets)
  4. Konceptimi super i qartë

Vështirësia kryesore është vendimi për të publikuar. Krijimi i një shkrimi/postimi dhe publikimi i tij online. Mposhtja e frikës që ajo çfarë ke shkruar do të dalë në dritë!

Madje nuk ka të bëjë as me përsosmërinë. Por vetë akti i krijimit të diçkaje fillon atë që quhet “momentum” – lëvizje e cila më pas, me kalimin e kohës, sjell përmirësimin e asaj çfarë publikon në vazhdim.”

Më tej ai përmend rastin e dy mjeshtrave të marketingut – Seth Godin dhe Bob Lefsetz të cilët prej vitesh postojnë nëpër faqet e tyre dhe nuk kërkojnë thjesht të bëjnë një fushatë të suksesshme por të ndërtojnë një marrëdhënie me lexuesin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme