Pavarësisht se a keni të drejtë apo jo, fitimi i një argumenti mund të jetë një sfidë. Fatmirësisht, ,me disa truqe të thjeshta, ju mund të mësoni se si të debatoni si një profesionist.
Për fillestarët, në vend se të tregoheni agresivë, nisni një bisedë. Një diskutim dy anësh do t’i tregojë personit tjetër se jeni të hapur ndaj dëgjimit të ideve, dhe në kthim, ata me shumë gjasë do të jenë të etur të dëgjojnë tuajat. Ju gjithmonë duhet t’i lejoni ata të flasin të parët dhe t’iu bëni pyetje të cilat kërkojnë përgjigje specifike.
Pastaj, shikoni personin tjetër dhe imitoni mënyrën se si është i pozicionuar. Sigurohuni të mos tregoheni shumë të dukshëm, por nëse i shihni të ulur këmbë kryq, atëherë bëni të njëjtën gjë. Sipas studimeve, njerëzit kanë më shumë gjasa t’i besojnë dikujt i cili qëndron në të njëjtën mënyrë si ata. Sigurisht, gjithmonë mbani kontakt direkt me sy, dhe sapo të ndalojnë së foluri, përsërisni disa nga pikat më të rëndësishme që ata i përmendën që të siguroheni se i kuptoni plotësisht pikëpamjet e tyre.
Tani është radha juaj. Kur është radha juaj, sigurohuni të keni të gjitha faktet, përdorni dëshmi si studime për të mbështetur argumentin tuaj, dhe përfundoni pyetjet tuaja me pyetje pohuese si ‘’apo jo’’? dhe a nuk do e bëje këtë’’?
Dhe sigurisht, asnjëherë mos e ngritni zërin tuaj.