Si të hyni në një kompjuter tjetër nga kompjuteri juaj

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 15:37 | Nga

Në kompjuterin ku doni të hyni duhet të lejoni në fillim mundësinë e kontrollit nga një kompjuter tjetër. Për ta bërë këtë:

Hapni menynë e sistemit duke shtypur butonin e dritares në tastierën tuaj.

Klikoni mbi linkun e “Remote settings” në të majtë të dritares.

Kontrolloni kutinë “Allow remote connections to this computer”.

Shtoni përdoruesin

Pastaj ju duhet të përzgjidhni cilin përdorues do të lejoni që të ketë mundësinë e kontrollit të pajisjes suaj. Klikoni mbi “Select Users”, dhe pastaj në butonin “Add”,ku mund ta zgjidhni atë.

Gjeni emrin e sistemit

Kur ju lidheni me kompjuterin tjetër, do t’ju duhet të dini edhe emrin e tij të sistemit, të cilin mund ta gjeni duke shtypur butonin Windows + Pause dhe të kërkoni tek “Computer name.”

Çaktivizoni gjendjen ‘sleep’

Nuk do të mund të lidheni me një kompjuter i cili gjendet në gjendjen ‘sleep’, prandaj duhet fillimisht ta çaktivizoni duke:

Hapni ‘Control Panel’ dhe zgjidhni ‘Power Options’.

Klikoni tek ‘Change plan settings’

Vendosni gjendjen ‘slep’ dhe ’hibernate’ nën opsionin Never. Pastaj ruani ndryshimet e bëra, por nuk kemi mbaruar akoma..

Lidhja me kompjuterin. Hyni tek kompjuteri me të cilin doni të lidheni dhe tek meny-ja Start, shtypni ‘remote desktop connection’ tek fusha e kërkimit. Klikojeni për ta hapur.

Shkruani emrin që keni marrë ne fillim të kompjuterit tjetër.

Shkruani emrin tuaj të identifikimit në të.

Tek ‘Show options’ duhet të hapni opsionet e avancuara për të realizuar lidhjen.

Klikoni ‘Conect’ për ta përfunduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme