Orari i punës, një mbrëmje gala, ditëlindje apo thjesht një takim pune, ju sjellim të gjitha hapat që ju duhen për të pasur një pamje vërtet elegante para se të dilni nga shtëpia.
Më poshtë ju sjellim disa rregulla të arta për çdo mashkull që e dashuron veshjen me stil.
La crème de la crème
Cilësitë e një burri elegant duken qartë tek shkëlqimi i këpucëve. Andaj niseniditën duke u kujdesur për to: nëse nuk janë lyer me bojë, lyejini para se të dilni nga shtëpia. Nëse mbani një xhaketë apo kostum, duhet të zgjidhni këpucë të zeza ose kafe: me to mund të përshtatësh pamjen lehtësisht. Ngjyra kafe është më neutrale. Nëse doni t’i bëni të shkëlqejnë, atëherë gjeni një copë me mikrofibra dhe jepuni shkëlqim maksimal. Gjithçkakandryshuar nga këpucët e para të Oksfordit. Në Angli askush nukvishte këpucë para orës 18.00, derisa italianët e thyen këtë rregull duke zgjedhur t’i zëvendësonin me këpucë mokasine, një version mëi lirë krahasuar me ato britanike.
Stil apo modë?
Moda ka gjithmonë tendencë të ndryshojë, por asnjëherë nuk del jashtë stilit elegant. Mos harroni të krijoni stilin e veshjes tuaj sipas ditëve të javës. Stilin mund ta kombinoni herë me këmishë dhe jelek, pa hequr dorë nga trikot prej kashmiri. Përsa i takon ngjyrave, zgjidhni një spektër të gjerë; nëse jeni në një punë që kërkon veshje serioze, tentoni drejt nuancave të errëta. Mos harroni të mbani aksesorë si; çanta apo doreza, ato rrisin dukshëm notat e një pamjeje elegante.
Pushteti absolut
Asgjë më shumë sesa duart nuk mund të reflektojë natyrën e një burri. Ndaj ora është vendosur pikërisht në kyçin e saj. Madje, edhe dikur, kur mbahej në pjesën e përparme të xhaketës, qëllimi ishte që përmes duarve, të reflektohej sjellja elegante. Mos harronitë zgjidhni një orë që bie në sy. Nëse nuk i preferoni, manshetat apo një byzylyk janë ideale për të treguar sensualitetin dhe forcën e duarve tuaja.
Zakone burrash
Nëse mendoni se gratë kanë më shumë gjëra për t’u marrë me veten gaboheni, ose ende nuk i keni mësuar. Para se të dilni nga shtëpia, mos harroni që fill pas dushit të përdorni aromatikët e trupit, nga parfumi deri tek budra. Bëni kujdes me mjekrën; ose rruajeni, ose shkurtojeni. Lani dhëmbët dhe tani jeni gati për t’u veshur.
Smoking no smoking
Nuk do ta besoni, por kostumet ‘smoking’ që shohim në mbrëmjet gala janë shfaqur për herë të parë në tavolinat e kazinosë së Monte Carlos, në vitin 1880. Ato janë shembulli më i mirë i elegancës dhe etikës. U bë më masiv si kostumi i mbrëmjes pasi u vesh me sukses nga James Bond. Ndaj, mos nguroni të vishni një të tillë për mbrëmje gala, pasi garantojnë pamjen më të mirë. Ideal është ai i zi, por që nga Dolce Vita hyri në modë edhe bluja me shkëlqim, ndërsa mbetet një hap i guximshëm kostumi i bardhë.