Para së gjithash duhet thënë se zgjidhja më e mirë për problemin tuaj është përballja më të, e jo ikja nga ai, apo lenia anash, se mos ndoshta një ditë ai zgjidhet vetvetiu.
Trajtimi i çdo sfide si mundësi na bën mirë, që të ecim matej me vetëbesim të plotë, në sensin e një lidershipi më të mirë, më të matur, si dhe pragmatik.
Pra, të jesh udhëheqës do të thotë të marrësh mbi supe probleme të vështira, të mësosh prej tyre dhe ti kthesh ato në avantazhin tënd. Kjo është udhëheqje e vërtet. Nëse një biznes ndodhet në ditë të vështira, punonjësit presin nga shefi i tyre që të hartoj një plan për të ndryshuar situatën, dhe jo të mbyll biznesin që në vështirësinë e parë.`
Sipas John A. Barnes, shkrimtar dhe publicist amerikan, shpesh ndodh, nga
përballja me këto vështirësi, drejtuesit e bizneseve i orientojnë kompanitë ne orientime të tjera, eksplorojnë tregje të reja, dhe zgjerojnë horizontet e bizneseve të tyre pa e ditur më parë. Në shumë raste suksesin në biznes mund të arrish pikërisht atëherë kur je në pragun e perceptimit si i dështuar.
Prandaj, kujtoj unë se e njëjta ndodh edhe në politik atëherë, kur Martin Luter King ngriti zërin për të drejtat e zezakeve në Amerikë, kjo perceptohej si diçka jo normale veçanërisht nga popullata me ngjyrë të bardhë, por M.L.Kingu, nuk ishte ndalur, por kishte vazhduar rrugën e tij
deri në fitoren e madhe, apo thënë ndryshe drejt realizimit të ëndrrës për të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët amerikan, pa dallim race, ngjyre, e gjuhe.
Jeni elastik përball vështirësive, udhëheqësit e fortë nuk shkërmoqen kur përballen me rrethana stresuese. Winston Churchilli, i mblodhi njerëzit e tij në orën më të errët, kur Londra po sulmohej natën nga bombat e gjermanëve, dhe me fjalimet e tij inkurajoi njerëzit të mos hiqnin dorë. Të frymëzuarit nga qëndresa e udhëheqësit, anglezët arritën të përballonin sulmin e nazisteve gjerman dhe të dilnin fitimtar në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Për fund, si konkludim mund të themi se gjatë rrugës secili udhëheqës politik ka hasur në shumë sfida dhe pengesa, por ka pasur edhe mundësitë e tija, andaj, bazuar në atë që e cekëm më lartë, edhe ne s’mund të lëmë pa cituar Thomas Edisionin, i cili kishte theksuar se kur bëhej fjalë për shpikje nuk kishte asgjë sikur dështimi. Ai mendonte që çdo përpjekjeje e gabuar ishte një hap drejt zgjidhjes.