Tundeni vezën afër veshit
Kjo është një nga mënyrat më të thjeshta për të këptuar nëse një vezë është e freskët ose jo. Nëse tundni një vezë të freskët, nuk do të dëgjoni asgjë. Nëse ka ndonjë zhurmë të çuditshme që vjen nga brendësia e vezës, është e prishur, mos e konsumoni. Zhurma ndodh sepse veza e prishur ka thithur më shumë ajër, dhe janë ndarë e bardha me të kuqen e vezës.
Bëni testin me ujë
Mënyra më e sigurt. Merrni një tas ose gotë me ujë dhe provoni nëse veza është e prishur ose jo.
1– Nëse veza qëndron në fund të gotës është shumë e freskët.
2– Nëse qëndron në mes të gotës, nuk është e freskët, megjithatë mund ta konsumoni sa më shpejt.
3– Nëse veza noton mbi sipërfaqen e ujit, është e ndenjur, prandaj nuk duhet ta konsumoni.