Si të miratohet ideja juaj

Prishtinë | 16 Kor 2024 | 05:48 | Nga Ekonomia Online

Kur ju keni një ide brilante, mos pretendoni se të tjerët do të entuziazmohen për këtë gjë. Duhet të përpiqeni të fitoni entuziazmin e tyre.

Nëse një rekomandim ose propozim miratohet, vjen shpesh si rezultat i vlerave që përcjell në vetvete dhe nga mënyra se si është paraqitur.

Më poshtë janë disa pika që ju mund të ndërmerrni në mënyrë që t’i jepni propozimit tuaj të ardhshëm një mundësi për të fituar:

1. Krijoni aleatë

Takoni palët e interesuara para se të keni nevojë për mbështetjen dhe miratimin e tyre formal dhe parashtrojini idenë.

2. Parashtroni thjesht

Mos e rëndoni propozimin tuaj me tone të larta ose duke shtuar të dhëna apo analiza, pasi detajet e shumta mund t’ju largojnë audiencën. Tregohuni të drejtë, të qartë dhe koncizë.

3. Nxirrni në pah të mirat

Audienca juaj dëshiron të dijë se çfarë të mire ka për ta ky propozim. Tregoni që propozimi apo ideja juaj qëndron dhe ofron të mira për gjithë audiencën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme