Të kërkosh më shumë para, nuk do ta ndryshojë faktin që ata duan që ju të punoni për ta.
Punëdhënësi juaj i mundshëm me siguri do t’ju vlerësojë edhe më shumë se kërkuat atë që meritoni.
Lexoni këshillat e mëposhtme për të negociuar pagën dhe për të fituar më shumë para:
1. Nëse e shihni të mundur, duhet të negocioni. Punëdhënësi pret që ju të negocioni.
2. Mos jepni kurrë shifra i pari. Qëndrojini idesë se jeni i hapur ndaj ofertave.
3. Njihni sa vleni. Shefi do ju respektojë sepse kërkoni atë që meritoni.
4. Mos e bëni çështje personale. Bëni kujdes të qëndroni në planin profesional, dhe mos u ankoni për shembull, për kredinë që duhet të paguani.
5. Merrni kohë. Nëse po prisni që oferta të tjera të vijnë tek ju, mund të kërkoni pak kohë dhe t’u thoni Burimeve Njerëzore, se jeni entuziast për perspektivën e punës aty, por jeni në pritje të një oferte tjetër.
6. Më parë mendoni. Nëse nuk planifikoni të largoheni nga puna në një kohë të shkurtër, konsiderojeni veten “të mbërthyer” me pagën tuaj deri sa të ndryshoni sërish pozicion apo punëdhënës.