Si të përdorni aloe verën për problemet me lëkurën e fytyrës

Prishtinë | 25 Shk 2023 | 07:35 | Nga Ekonomia Online

Aloe Vera njihet tashmë për vlerat e saj për shëndetin e organizmit. Tek vetitë e saj përfshihen dhe përmirësimi dhe parandalimi i problemeve me shëndetin e lëkurës.

Janë të shumtë në numër produktet farmaceutike për kujdesin e lëkurës që e kanë si përbërës kryesor pikërisht aloe verën.

Ushqen dhe hidraton lëkurën, eliminon aknet si dhe pastron poret dhe largon qelizat e vdekura.

Xheli i  aloes verës ka veti shëruese dhe hidratuese prandaj është dhe ideal për lëkurat e thata. Ajo i mundëson këtyre tipe lëkurash ushqimin e nevojshëm.

Mund ta përdorni xhelin e saj duke e vendosur direkt në lëkurë.

Pastrues i lëkurës

Pastrimi i lëkurës së fytyrës nga papastërtitë dhe qelizat e vdekura është një nga hapat kryesorë të një lëkurë të shëndetshme.

Provoni të përzieni xhelin e aloes me pak sheqer dhe të fërkoni lëkurën e fytyrës kur e lani në darkë, raporton kosovarja.

Në saj të veçorive shëruese aloe vera parandalon dhe acarimin e lëkurës si dhe hidratimin e saj.

Përdoreni si një krem ushqyes

Lëreni aloe verën të bëj magjinë e saj gjatë kohës që ju flini. Lyeni fytyrën, qafën dhe duart me xhelin e aloes para se të flini.

Kjo bimë nuk ka përmbajtje vajore dhe është delikate me lëkurën teksa depërton shtresat e saj. Kështu mundëson një hidratim rrënjësor të lëkurës.


Të ngjashme