Thashethemet janë të pashmangshme në çdo vend pune. Njerëzit nga natyra bëjnë thashetheme për njëri-tjetrin dhe i përhapin këto thashetheme.
Por bërja e thashethemeve është një nga aktivitetet më të panevojshme dhe të kota ku një njeri mund të përfshihet vecanërisht në vendin e punës. Nëse ju nuk jeni të kujdesshëm, ato ju fusin në më shumë probleme sesa mundet t’ia vlejë
Problemet me thashethemet:
Rrisin mungesën e vetëbesimit
Nëse doni që t`ju mungojë besimi atëherë merruni me thashetheme! Thashethemet reduktojnë vetëbesimin sepse në mënyrë të qëndrueshme ndjeheni se duhet të siguroni informacion tek ata rreth jush.
Ju bëjnë të dukeni si gënjeshtar
Shumicën e kohës thashethemet në vendin e punës janë gënjeshtër, prandaj dhe ato quhen thashetheme! Sa herë keni dëgjuar një pjesë pikante të thashethemeve, dhe keni zbuluar që asnjëra prej tyre nuk është e vërtetë?
Kur ju zgjidhni për të shpërndarë thashetheme dhe zbulohet që asnjëra prej atyre që ju thoni nuk është e vërtetë, ju përfundoni duke u dukur si një budalla i cili vetëm dëshiron t’i bëjë të tjerët të duken keq. Kështu që mundohuni të qëndroni larg thashethemeve dhe vetëm diskutoni ato që ju dini se janë të vërteta.
Thashethemet sjellin më shumë telashe sesa mund të vlejnë
Shumica e punonjësve e dallojnë një thashethemaxhi, kështu që përpiquni që të shmangeni nga etiketimin me thashethemet e zyrës që në ditën e parë. Theshethemexhinjtë jo vetëm perceptohen si ngatërrestar por gjithashtu shikohen si jo të besueshëm nga punonjësit dhe kështu ka më pak mundësi që të marrin promocione, bonus ose rritje në pagë.
Si të qëndroni larg thashethemeve në vendin e punës:
Mos u përfshini në thashetheme
Nëse ndonjëri përpiqet të shpërndajë thashetheme nëpërmjet jush, përgjigjuni atyre që jeni shumë të zënë për t’u përfshirë. Në këtë mënyrë ata do të kuptojnë që ju nuk jeni të interesuar në atë çfarë ata kanë për të thënë dhe që preferoni të përqëndroheni në ngarkesën tuaj të punës.
Nëse ndonjëri ka ndarë diçka me ju, zgjidhni ta injoroni atë. Çfarëdo që do bëni, mos e ndani atë me dikë, pasi jeni duke nxitur thashethemet më tutje.
Bëhuni të drejtë
Përballuni me personin. Nëse ndonjëri është duke u përjekur që të bëjë thashetheme me ju tregojuni atyre që ju nuk keni asnjë ide për atë që ata po flasin dhe që duhet të pyesin individin me pyetje direkte.