Në punë, marrëdhënia mes njëri-tjetrit ka ndërlikimet e veta, por ajo që ka rëndësi është sidomos marrëdhënia midis punonjësit dhe shefit.
Nëse nuk keni ndonjë marrëdhënie fort të mirë me shefin tuaj, nuk do të thotë që të dorëzoheni dhe të largoheni.
Nëse nuk do të jeni në gjendje të ndryshoni shefin tuaj, ju mund të ndryshoni dinamikën e marrëdhënies mes jush.
Përqendrohuni të zbuloni më të mirën tek shefi juaj duke zbatuar këto pika:
1. Zbuloni pikat e forta të shefit
Zbuloni se për çfarë shquhet shefi juaj dhe përpiquni që për të mirë të kompanisë të shfrytëzoni këto aftësi në ato drejtime pune që janë më të domosdoshme.
Për shembull, në qoftë se shefi është i mirë në të menduarin shumë mirë të projekteve, pyeteni atë që t’ju japë vizionin e tij për të drejtuar një pjesë kritike të projektit tuaj.
2. Dëgjoni për të mësuar
Shefat janë shumë kritikues ndaj ideve apo opinioneve të cilat nuk i kanë shprehur vetë, por punonjësit e tyre. Ka raste kur shefi juaj do ta hedhë poshtë idenë tuaj, mos kundërshtoni por dëgjoni.
Ndërsa do të jetë e vështirë për ta dëgjuar, sepse ai po ju kritikon, kritikat e tij mund të përfshijnë “feedback” të dobishëm që përmirëson propozimin tuaj.