Punoni me këta persona? Janë shumë toksikë dhe “fluturojnë nën radarin tuaj”.
A e dini që 1 në 5 CEO është psikopat? Por ekziston një person mjaft i afërt me psikopatët, me të cilin, me shumë gjasa ju punoni me të.
Këta njerëz janë shumë toksikë dhe do t’ju shkatërrojnë punën. Ata janë ndër njerëzit me personalitetin më të vështirë që do të ndesheni: narcisistët.
Sipas Merriam-Webster, narcizistët “karakterizohen nga vetëpërmbajtja ekstreme, kanë një ndjenjë të ekzagjeruar të rëndësisë dhe nevojë të vazhdueshme për admirim”.
Narcisistët janë persona manipulues, që ‘veshin maska’ dhe ‘fluturojnë nën radarin tuaj’. Është e nevojshme që ju t’i pikasni ata sa më parë, përpara se ata të shkatërrojnë moralin dhe reputacionin tuaj.
Por, si ta kuptoni që punoni me një person narcizist?
- Ata shqetësohen vetëm për nevojat e tyre egoiste
Një person narcisist nuk shqetësohet për gjërat të cilat kanë rëndësi për kolegët apo vartësit e tij, dhe me shumë mundësi, do të mbrohet kur do të përballet me ju. Për këtë arsye mos prisni që t’ju kërkojë të falur. Nëse ju punoni me një person të tillë, ju duhet të komunikoni me të nëpërmjet mjeteve të përshtatshme të komunikimit, për të parë se si përgjigjet. Nëse personi në fjalë nuk tregon respekt dhe dinjitet për pozicionin tuaj, merrni në konsideratë të prisni çdo lloj lidhje me të.
- Ata nuk mund ta përballojnë presionin
Mos prisni që një person narcizist t’ju mbështesë ju apo ekipin kur shfaqen probleme. Ky është një tregues i qartë në kohëra të vështira, ndaj mos prisni që sjellja e tyre të ndryshojë.
- Ata nuk mbajnë përgjegjësi
Kur një koleg shpreh pakënaqësi ndaj sjelljes së një personi narcizist, ai nuk do ta pranojë përgjegjësinë dhe do të përpiqet të justifikojë veprimet e tij, apo do t’ia hedhë fajin dikujt tjetër.
Është e rrallë për një person narcisit të shprehë veten në mënyrë autentike, të flasë dhe të dëgjohen pa u gjykuar, apo të marrë përgjegjësi për veprimet e tij. Kjo nuk është një marrëdhënie e sigurt profesionale.
- Ata janë “të nxehtë” dhe “të ftohtë” në të njëjtën kohë
Narcisistët do t’ju çmendin me sjelljen e tyre. Një ditë do t’ju thonë se sa i zoti dhe inteligjent jeni (pjesë e karakterit të tyre manipulues) dhe të nesërmen do të hiqen indiferentë dhe do t’ju pengojnë në punën tuaj.
- Ata janë mjeshtër të manipulimit
Narcisistët do të hyjnë në një marrëdhënie vetëm për t’ju shërbyer nevojave të tyre, ai do të bindë një koleg që të shkojë pas tij, gjë që çon drejt konflikteve dhe shkatërron gjithë punën në ekip. Antidoti për këtë gjë është të vëzhgoni dhe të dokumentoni në mendjen tuaj gjithë veprimet e tij.
- Ata ua hedhin fajin të tjerëve
Narcisistët do t’ua hedhin fajin kolegëve apo vartësve të tyre kur diçka nuk shkon siç duhet, edhe nëse kjo gjë nuk ka prova. Pas pak kohësh ju do të nisni të censuroni veten dhe të veproni me shumë kujdes, pasi keni frikë ndaj reagimeve të tij. Për ju është më e thjeshtë të merrni përsipër fajin e diçkaje që nuk është në përgjegjësinë tuaj se sa një përballje tjetër me një person narcisist.