Si t’i kombinoni ngjyrat neutrale

Prishtinë | 12 Nën 2022 | 01:24 | Nga Ekonomia Online

Shumica e meshkujve nuk ndihen edhe aq këndshëm në gardërobë të thjeshtë me ngjyra neutrale si p.sh.: e zeza, e bardha, e hirta, bezhë, apo e gështenjtë e shndritshme.

Ideale për të gjitha rastet, rrobat në këtë paletë praktike, lehtë përshtaten me pothuajse të gjithë dyzenët dhe nuancat që janë në trend.

Por nëse nuk jeni edhe aq të shkathët në kombinimin e ngjyrave, ndiqni këshillat e stilistëve:

Nëse jeni adhurues i toneve bezhë, lirisht mund t’i kombinoni shumë pjesë rrobash nuancash të ndryshme.

P.sh., pantallonat ngjyrë bezhë të shndritshme vishni me xhemper apo këmishë ngjyrë karamele, me këpucë ngjyrë të gështenjtë, ndërkaq dukjen e tërësishme fresko-jeni me detaje ngjyrë ulliri të gjelbër.

Nuancat e hirta janë zgjedhje e shkëlqyeshme për kombinime të përditshme për sezonin vjeshtor.

Do të jeni absolutisht në trend nëse vishni xhaketë dhe pantallona me nuancë të hirtë diç më të errët, me fanellë, xhemper të hollë apo këmishë me tone të shndritshme.

Bashkë me to mund të shtoni pak ngjyrë të bardhë, për të dominuar të hirtën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme