Shtatzënia është një periudhë sa e bukur aq edhe e vështirë, ana negative e saj mund të jetë edhe çarja e lëkurës.
Këto çarje ndryshe i quajmë edhe si strija, ato mund të parandalohen nëse nuk shtojmë peshë shumë dhe menjëherë.
Po ashtu është e rëndësishme edhe konsumimi i ujit në masë të duhur, kjo në mënyrë që të bëhet hidratimi i lëkurës dhe të jetë sa më elastike.
Rol të rëndësishëm luan edhe përdorimi i kremrave në trup, si dhe marrja e vitaminave të ndryshme si E,C dhe D.