Në kuzhinë, qëndrimi i gjatë në diell, kontakti me sipërfaqe apo lëngje të nxehta mund të shkaktojë djegie të mëdha në lëkurë.
Por varësisht nga shkalla e djegies duhet të bëhet edhe vizita mjekësore, por edhe mund ta trajtoni edhe në kushte shtëpie, njofton Klan Kosova.
Janë disa produkte natyrale që gjenden në shtëpinë tuaj e që jo vetëm se përshpejtojnë shërimin por edhe ulin rrezikun e ndonjë infeksioni.
Aloe Vera
Aplikoni xhelin e pastër të aloes (direkt nga bima) në lëkurën e djegur dy herë në ditë, kjo do ta lehtësojë dhimbjen dhe do ta shërojë plagën.
Vajrat esenciale
Disa vajra esenciale mund të përdoren si trajtime natyrale për lehtësimin e djegies. Vaji esencial i livandës mund të aplikohet në zonën e djegur tri herë në ditë për të ndihmuar zbutjen e lëkurës së dëmtuar dhe për të përshpejtuar shërimin. Vaji i pemës së çajit mund të përdoret gjithashtu për të ndihmuar në uljen e rrezikut të infeksionit. Për lehtësim dhimbjeje, provoni vajin e mentës.
Vitamina E
Vitamina E vepron si një antioksidant i fuqishëm për të ndihmuar lehtësimin e dhimbjes e riparimin e indeve të dëmtuara nga djegia. Përdoreni Vitamina E si xhel dhe aplikojeni direkt në lëkurë.
Megjithatë sigurohuni që të pini shumë ujë për të hidratuar organizmin, pas humbjes së lëngjeve. Hani agrume pasi janë të mbushura me Vitamina C. Vitamina C funksionon si një antioksidant shërues që ndihmon në rritjen e sistemit imunitar dhe riparimin e indeve të dëmtuara.